“E takova në 2007, ishte me djalin”, Frederik Ndoci tregon jetën e Parashqevi Simakut në SHBA: Nuk i pranonte ofertat sepse…

21 Dhjetor 2024, 09:27Kulturë TEMA
“E takova në 2007, ishte me djalin”, Frederik Ndoci tregon

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi. Ndoci rrëfen se me Parashqevi Simakun kanë punuar për disa muaj së bashku në Amerikë, ku kanë kënduar në restorante me muzikë shqiptare.

“Ishte e talentuar, më e mira në atë kohë… E kam ditur me kohë situatën, jam munduar ta ndihmoj sepse kemi qenë miq kemi ndarë skenën edhe në Shqipëri edhe në New York”

Ai rrëfen se Simaku nuk e pëlqente këtë “skenë” dhe se kishte refuzuar më pas edhe oferta të tjera që i ishin bërë për të kënduar në këto ambiente.

“Cilit i pëlqen që nga skena ku hapet sipari, të këndojë në kafe?! Parshqevia e zgjodhi këtë pikë se bëri një program vetëm me materialet e saj, ndërsa unë kisha një repertor tjetër. Njerëzit e kulturuar nuk nda ndiqnin dot sepse nuk kishin forcë ekonomike që të a ndiqnin. Ishte një publik që nuk ia kuptonte mirë këngët”

Këngëtari rrëfeu edhe takimin që pati me Simakun në 2007, rastësisht në New York, teksa ishte bashkë me djalin e saj, pak kohë pasi ajo ishte divorcuar.

 “Ndaloj makinën, ajo ishte me djalin, e pyes çfarë ka ndodhur dhe më tregoi se nuk ishte e kënaqur me reagimin e shqiptarëve pasi ishte kthyer në Shqipëri, ata jo se nuk donin artin e saj në shqip, por nuk donin atë në anglisht”. 

Sipas tij divorci dhe humbja e kujdestarisë së djalit, kanë pasur një ndikim të fortë në kthesën e jetës së saj.

“Unë dënoj çdo gjykatë që kanë marrë atë vendim nëse ajo ka qenë e përgjegjshme, sepse e di që ka qenë një nënë emirë si çdo nënë shqiptare. aty pastaj fillon drama”. 

Ndoci thotë se “ëndrra amerikane” për artistët nuk është aq e lehtë.

“Asnjë artist shqiptar nuk është bërë super bos në SHBA… është shumë e vështirë dhe rënia e disfatës shpirtërore e një artisti është ndryshe nga një artist tjetër”.

A.K./TemA

3 Komente

  1. N
    Nua rroki

    Na rrofsh trapin ti dhe motra jote, kurre nuk kam pas simpati per kete te dy, Pateshqevia do dalin aty tek enderra e saj

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Ore po keta kane hall diçka se nuk ka mundesi te jene kaq te ndyre ne drejtim te Parashqevise,kushedi se çi kane kurdisur Parashqevise ne Nee York!! Pse nuk folen me pare ky dhe e motra??!! Une nuk gjej kuptim tjeter gjithe kete negativitet per Parashqevine!! Kam dyshime se ky veçanerisht,ka perfituar nga prezenca e saj neper koncerte ne USA,ajo u nda nga burri,ishte e vetme,dhe mbahej vetem me ate qe dinte me mire,te kendonte,por duhej dikush qe ajo te kishte vazhdimesi,dhe ja ketu dalin keta sgjebsit, gjasme me e ftuar per ne koncerte po ajo donte paradhenie,dhe e tregon i bindur se do marrin per figuren e "Sanmaritanit"!!! Une nuk e heq as mundesine qe po nga keta qelbesira mund te kete marre edhe kercenimeserioze,gje qe ajo u larguan nga ç'do lloj kontakti shqiptaresh,nuk besoj verem nga zhgenjimi,sepse nuk ka asnje arsye qe ky,lloji i kengetarit medioker,bashke me ate hiçin e motres se vet,nxituan te sulmojne keto dite Parashqevine,kur asnje nuk i ka permendur keta te dy,vetem qe disa shqiptare ne USA,i shkaterruan jeten,pse?? Per çfare shqetesohen??edhe ai Pirro Çakoja, e vertet qe e kompozoi ai,por ajo kenge eshte i sistemit te kaluar,kishte tre autore,teksti Agim Doçi,Kompozim Pirro Çako,dhe interpretimi Parashqevi Simaku,dhe atehere ishin ne pronesi te shtetit te atehershem,i bie qe Parashqevia duhet te jete ne pronesi te nje te tretes se asaj kenge tani,Çako e ka shfrytezuar gjithçka vete?? Kjo eshte arsyeja qe e fshiu nga youtube??,apo ai, Beni qe nuk ka ec kurre vete..ça dreqin e shqetesoka kaq shume sa te shkonte me telekamer te fshehur duke i kerkuar llogari nje personi qe 10 vjet ka fjet jashte,dhe ky e dinte fort mire,per idiotesira te tipit,"pse nuk me prite aty ku ke ndnje 10 vjet me radhe"??!!çfare problemi ka ky qe e quajne "artisti i njohur",ça dreqin do nga parashqevia?? Do te deshiroja shume qe keta shpirtzinje, ta linin te qete Parashqevine dhe publikun e saj!!

      Përgjigjjuni
    2. G
      Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

      Shkrimi i Frederikut duket shume korrekt.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje