"I organizova koncertin", Leka: Të ndalet histeria ndaj Simakut

20 Dhjetor 2024, 15:16Kulturë TEMA
"I organizova koncertin", Leka: Të ndalet histeria ndaj Simakut

Analisti Martin Leka, ish-drejtor i Radio Tiranës foli sot për situatën dhe debatin që ka shpërthyer për këngëtaren Parashqevi Simaku.

Në emisionin “NOW” të Erla Mëhillit ai u shpreh se e gjitha i dukej një histeri kolektive dhe sipas tij kësaj duhet ti jepet fund një herë e mirë.

“Ky rast na kujtoi atë histerinë kolektive, ishte një spektakël që u egzagjërua se filluan të gjithë dynjaja me admirimin, me nostalgjinë, me kritikën pa karar, me vajtimin pa orar, me gjithçka kishte ky yll. Unë flas për këtë histerinë që i tejkalon dhe kufijtë e njerëzores se për hir të së vërtetës Parashqevia, kjo ikona e muzikës së lehtë shqiptare është në një hall le ta themi kështu. Ajo ka hall dhe nga halli ka vuajtur shumë por Parashqevia që njoh unë ose njohin shqiptarët është krejt tjetër. Parashqevia që njoh unë është e një interviste që ia mori Rudina Xhunga në vitin 1997 dhe ajo është realisht Parashqevia e vërtetë. Aty ajo kishte esencë, kishte stil, kishte gjithçka që mund të thotë një artist i kualifikuar. Ishte një intervistë njerëzore dhe intelektuale”, tha Martin Leka.

Martin Leka kujtoi një episod të vitit 1999 ku ai i mundësoi këngëtares një tur me koncerte në Shqipëri ku sipas tij askush nuk ju gjend pranë siç po ndodh tani me këtë histerinë e gjithëanshme sipas tij.

“Në vitin 1999 ku për herë të fundit ajo ishte në Shqipëri, një miku im mu lut për ta ndihmuar. Si drejtor i Radio Tiranës i sigurova foninë, ndriçimin, posterat, sallën e orkestrës dhe çdo gjë që i duhej ndërsa gjithë këta njerëz që vajtojnë sot Parashqevinë nuk erdhën ta takonin, nuk i erdhën në koncert dhe unë asnjë prej tyre nuk i njoh sepse nuk i pashë gjëkundi këta nostalgjikët e mëdhenj që na kanë dalë sot. Kjo është ajo Parashqevia dhe kjo histeri kolektive duhet ndaluar dhe duhet të përqëndrohemi jo te klikimet pasi po bëjnë një marketing të madh me punën e klikimeve dhe shpresoj që ajo të shërohet dhe shpresoj që ajo të mos ta kuptojë këtë histeri kolektive”, e mbylli fjalën e tij Martin Leka.

Të gjithë të ftuarit në “NOW” në Euronews Albania ishin të një mendimi se Parashqevi Simaku sipas tyre po keqpërdoret në mënyrën më të keqe të mundshme. Ylli Manjani, Martin Leka, Dritan Hila dhe Edvin Kulluri kishin kritika shumë të mëdhaja për këtë situatë dhe sipas tyre situata me këngëtaren po shfrytëzohej për keq dhe e quajtën shumë të shëmtuar këtë gjë duke kërkuar që ti jepej fund kësaj situate.

4 Komente

  1. q
    qerosi

    ja organizoi ky hale nga zejmeni koncertin me parate e shtetit sikur tja kishte pjelle drania fondet e shtetit.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lypsi

      Shqipetaret shquhen per xhelozi dhe karakter te ulet midis tyre, ata jane " te gjithe kunder te gjitheve" shikojeni jeten politike , shoqeroredhe rastin konkret qe te gjithe filozofojne dhe hapin syndyqet e pluhurosura per te nxjerre nga nje histori..!!! TURP...

      Përgjigjjuni
      1. a
        a.a

        ja foli dhe nje tjeter.... kush je ti more zoteri te gjykosh te tjeret. Ne 99 shqiptaret sapo filluan te merrnin pak fryme te lire. ku ke qene ne ate kohe????

        Përgjigjjuni
        1. A
          Asd

          Ja dhe nje belul tjeter. Te ndalen thashethemet thote, pastaj tregon te veten!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje