Urbanistika, arti e dizajni bëhen bashkë për të zbukuruar Tiranën

19 Dhjetor 2024, 20:46Kulturë TEMA
Urbanistika, arti e dizajni bëhen bashkë për të zbukuruar

Ka nisur në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) një nga iniciativat më të reja artistike që bën së bashku urbanistikën, artin dhe dizajnin për të krijuar një qytet më të bukur gjatë festave.

Aktiviteti “Mirëmbrëma Tirana” i jep mundësinë studentëve të urbanistikës të kontribuojnë me vizatime të detajuara të zonave urbane të kryeqytetit, të cilat do të shndërrohen në shandane ndriçues. Kjo do të mundësojë jo vetëm një ndriçim artistik, por gjithashtu do të krijojë një atmosferë të veçantë duke ndërthurur artin dhe funksionalitetin dhe duke i dhënë Tiranës një identitet estetik dhe një përvojë unike për qytetarët dhe vizitorët.

Përmes këtij procesi, Tiranës i jepet mundësia të transformohet në një qytet tërheqës, ku dizajni dhe arkitektura bashkëpunojnë për të pasuruar hapësirat publike dhe për të krijuar një mjedis ku estetika dhe prakticiteti bashkohen në harmoni./atsh/

2 Komente

  1. L
    Liria

    Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shperndare ne te gjithe kryeqytetin Patronazhistet, te emruar prej tij "Pergjegjesa te Pallateve" qe u kerkojne banoreve leke dere me dere, duke i kercenuar me nderrimin e cipave te ashensoreve, prerjen e dritave dhe ujit. Ata po u kerkojne leke pa fatura shpenzimesh emigranteve qe jane kthyer prane familjeve per te festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Niti

      dizajni ?!?!?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje