Edith Piaf, nga një këngëtare rrugësh në ikonën e Parisit

19 Dhjetor 2024, 14:50Kulturë TEMA
Edith Piaf, nga një këngëtare rrugësh në ikonën e

Sot shënohen gjithsej 109 vite nga lindja e Edith Piaf, emri i vërtetë i së cilës ishte Édith Giovanna Gassion. Ajo pati një jetë shumë të vështirë, një vajzë e vogël me një talent të trashëguar nga e ëma, që u bë ikona e muzikës franceze.

Piaf gjithë jetën e saj ia dedikoi artit e muzikës. Muzika e saj kishte pothuajse gjithmonë elemente autobiografike, trajtonin temën e dashurisë, pikëllimit, nostalgjisë e humbjes. Ajo gjithmonë do të mbahet mend për zërin e saj të veçantë e të fuqishëm, një zë që tingëllonte ndryshe, të bënte të dashurosh e të vuash ndryshe, një ”ndryshe” që vetëm Edith Piaf e servonte para publikut, një ”ndryshe” që muzikës franceze e jo vetëm, i la gjurmë të pashyelshme.

 

Në një intervistë të saj, në vitet e fundit të jetës, Piaf përgjigjet për frikën ndaj vdekjes.

A keni frikë nga vdekja, zonja Piaf? -e kishte pyetur gazetarja

Më pak se nga vetmia, u përgjigjë ajo.


Vlen të ceket se Edith, mbiemrin Piaf e mori si mbiemër skene. Piaf ka kuptimin e kanarinës. ”PIAF” përshkruante pikërisht atë që ishte ajo.

Këngët e saj më të njohura janë: “La Vie en rose” (1946), “Non, je ne regrette rien” (1960), “L’hymne à l’amour” (1949), “Milord” (1959), “La Foule” (1957), “L’Accordéoniste” (1940) dhe “Padam, padam …” (1951).

Edith Piaf Vdiq më 11 tetor të vitit 1963, në moshën 48 vjeçare. /KultPlus.com/

3 Komente

  1. .
    ...

    Nder kengetaret me te medha ne bote

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tring

      Nje legjende e historise se muzikes frenge dhe boterore

      Përgjigjjuni
      1. L
        Latif Dreqi

        PO ta dinte kjo DIVA se kanibali Sali Ram Berisha do mburrej se "i pelqente muzika klasike dhe veçnerisht PIAF, kjo do te vriste veten.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje