Sot në Qendrën e Artit “Agimi” u zhvillua ekspozimi dhe promovimi i librave të mbushur me dëshmi për Burgun e Spaçit dhe të vuajturit e tij të përhershëm.
Aktiviteti ishte i mbushur me duartrokitje dhe support moral dhe në të njëjtën kohë solidaritet e mirësi.
Fjalën hapëse të autoritetit e mbajti kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula. Fjalë falenderuese për grupet e punës që mund ta gjeni të plotë me video më poshtë.
Në sallë ishin të pranishëm të vuajturit dhe familjarët e tyre por pavarësisht se ishte në poster mungoi fytyra e Fatos Lubonjës, njëri nga ata që e ka ngritur në qiell kauzën e të vuajturve të Spaçit.
Eventin e moderoi gazetarja e mirënjohur Monika Stafa, e cila si përherë ishte plot sharm në shpërndarjen e fjalës.
Nuk mungoi as prania e mediave dhe as pikturave me tematikë Spaçin dhe as fjalime nga ish-të dënuar politikë dhe një minutë heshtje në nderim të Gëzim Çelës dhe Ylber Merdanit.
Ky event synoi të sjellë në vëmendjen e publikut historinë dhe dëshmitë mbi një prej ngjarjeve më të rëndësishme të së kaluarës sonë – revoltën e Spaçit. Në aktivitet u prezantuan për herë të parë:
Vëllimi I i librit “50 vjet nga revolta në burgun e Spaçit”
Platforma dixhitale “Spaç” – histori dhe dëshmi të revoltës
Librat edukativë për nxënës të arsimit parauniversitar:
“Dielli lind në Spaç” për ciklin e mesëm të ulët
“Spaçi, historia e një revolte” për ciklin e mesëm të lartë
Ekspozita e portreteve dhe skicave grafike mbi revoltën e Spaçit
Dokumentari dedikuar revoltës dhe të dënuarve politikë.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje