“Çeço Fest” vjen në Gjirokastër për të gjashtin vit radhazi në vendin më tërheqës të qytetit, në Kalanë e Argjirosë.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përcolli sot në rrjetet sociale një video nga aktiviteti i mbrëmjes së djeshme, shkruan atsh.
Kumbaro tha se Kalaja ushtoi mbrëmë nga Festa e Çeços, ndërsa qindra të rinj dhe turistë shijuan muzikën mbi Gjirokastër.
Duke nisur nga mbrëmja e djeshme të rinjtë mund të shijojnë dy ditë intensive me performanca nga artistë të njohur. Superfestivali i muzikës elektronike në kala, prej kohësh është kthyer në skenën e plot DJ-ve dhe të rinjve të dhënë pas muzikës.
Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi e cilësoi si një tjetër fundjavë të paharrueshme që po vjen në Kalanë e Gjirokastrës. “Vera vazhdon me ritëm, energji dhe emocion”, shkroi kryebashkiaku në rrjetet sociale.
“Çeço Fest” do të sjellë muzikë pafund, dritë dhe atmosferë elektrizuese në zemër të qytetit të gurtë, ku tradita takohet me ritmet moderne për një përvojë që nuk duhet humbur.
Ceco fest? Aman lini keto emertime karagjoze! Nuk jemi POPULL karagjoz e i pakulture! Verjani KALA fest! me mire...
Gjirokastrit vetquhesh sepse gjirokastritet e vertete çeço i thoshin babait njejte si ne Çameri e Laberi qe eshte shqip shqeto , persa i perket keti lloj festivali me kete emertese ke te drejte te kundershtosh sepse nuk eshte folklorik por halahulet e sotem me keto çjerrje gurmazi tip afro amerikane qe nuk na lidh asgje me ta .