Ekspozita e karikaturave: Ja kush mori pjesë në përurimin e ekspozitës (FOTO)

15 Korrik 2025, 15:00Kulturë TEMA
Ekspozita e karikaturave: Ja kush mori pjesë në përurimin e

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD), në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare, hapën mbrëmë ekspozitën “Armiku i jashtëm” me kurator Bashkim Shehun.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur përfytyrimet se si mund të ishte “armiku i jashtëm” nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike “Hosteni” përgjatë viteve të diktaturës 1945-1990.

Ekspozita është një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Vendet zyrtarisht mike të Shqipërisë pakësoheshin kohë mbas kohe duke u shndërruar menjëherë në vende armike në një proces që solli vetizolimin total të vendit, shkruan atsh.

Në ceremoninë e inaugurimit të ekspozitës në COD, krahas kuratorit Bashkim Shehu, ndanë reflektime dhe kujtime për rolin e “Hostenit” në jetën publike të kohës edhe Zhani Ciko dhe Përparim Kalo, duke sjellë një pasqyrë të gjallë të kontekstit historik dhe kulturor të atyre viteve.

Ekspozita do të qëndrojë e çelur për publikun deri më datën 23 gusht. 

1 Komente

  1. H
    Haka Tekizoti

    Me demek nuk kishte armik të jashtëm; kishte vetëm armik të brendshëm, si psh i ati i Bashkim Shehut me shokë. As sot e kësaj dite nuk ka armiq të jashtëm; buxheti për ushtritë nga 2 u bë 5 % kot, për qejf, meqë është paraja sheshit. Janë ca të mençur që u ka mbetur ora gjysmë shekulli prapa, po tregohen më të zotët se Don Kishoti, i shpartalluan mullinjtë e erës së socializmit. Kjo tregon që këta akoma janë të punësuar nga socializmi.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje