Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike “Onufri” prezantojnë punimet në kalanë e qytetit

1 Qershor 2025, 14:27Kulturë TEMA
Ekspozita e maturantëve! Nxënësit e shkollës artistike

Matura 2025 pikturë dhe skulpturë në shkollën Artistike Onufri në Elbasan ka zgjedhur që punimet e diplomës ti prezantojë në një ekspozitë në ambientet më domethënëse ne qytet, në kalanë e Elbasanit.

Ekspozita tërhoqi vëmendjen edhe të kalimtarëve e turistëve ndërsa për nxënësit ky prezantim është i veçantë. Edhe pse prej disa vitesh studiojnë art ata ende përcjellim emocionet e punimeve të tyre.

Ekspozita u titullua identitete në telajo dhe përçoi jo vetëm botën e brendshme të artistëve të së ardhmes, por edhe mënyrën se si ata zgjedhin të përçojnë traditën dhe vlerat e Elbasanit.

Top Channel

Lini një Përgjigje