Një engjëll veshë me frak...

1 Qershor 2025, 12:17Kulturë Adri Kalaja

Një engjëll veshë me frak...

Shkodra është një qytet plakë që nuk ka shumë për t'i ofruar banorëve të saj, por as turistëve me thënë të drejtën.

I ndërkallur në varfëri prej shumë vjetësh, para regjimit dhe akoma më shumë pas tij nuk ka pasur mundësi të bëjë art thjesht sepse nuk ka pasur para.

Për të qenë një qytet i zhvilluar, të themi një Firence apo një Venedik me gjysmën e qytetit artistë apo piktorë, duhet fillimisht një supremaci tregtare, Shkodra e ka pasur dikur, tani e ka humbur.
Megjithatë, në Shkodër lindin xhevahire të vogla nga njerëz që punojnë për qejfin e vet, përvec librave të Ridvan Dibrës, të tillë janë dhe librat e Stefan Çapalikut.

Megjithëse këto libra nuk janë të shkruar në dialektin geg, këto libra përpiqen, nepërmjet zërit të tyre të ringjallin një traditë.

Dhe kjo traditë është pikërisht një traditë për të cilën Shkodra shquhet shumë, tradita e muzikës për të cilën kompozitori dhe këngëtari i njohur Gjergj Leka kompozoi këngën "Bijt e Shkodrës".
I tillë është dhe libri "Një ëngjëll veshë me frak". Personazhi kryesor i librit është Pol Gjakova, bazuar te kompozitori Prenk Jakova.

Ka qenë gjithmonë në dëshirën e kompozitorit të vërë në skenë një shfaqje dhe të themelojë një orkestër dhe loja mjeshtërore e autorit na bën të kuptojmë se Shkodra aktuale, e viteve 2000, është njëlloj (pa orkestër) si në kohën kur jetonte Prenk Jakova.

Atëherë, kompozitori, si Robinson Kruzoi, ndërton dhe jeton, duke na treguar vërtet se çfarë është njeriu, me veset e tij por dhe me aftësinë e tij të pamatë për të dashuruar.

Historia është e bukur dhe zhvillohet lirshëm, por nuk ka një fund të qartë, ajo, si fundi i një udhëtimi, mbaron në Durrës, dhe lexuesi? Lexuesi do më shumë.

Stefan Çapaliku aktualisht e ndan kohën e vet mes Shkodrës dhe Tiranës dhe drejton departamentin e studimit të arteve pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

 

Lini një Përgjigje