“Kristal” - Një portret për Endri Sinën në Universitetin e Arteve

31 Maj 2025, 20:15Kulturë TEMA
“Kristal” - Një portret për Endri Sinën në

Një mbrëmje e kushtuar një prej zërave më të veçantë të muzikës bashkëkohore shqiptare, kompozitorit Endri Sina, mblodhi publikun në sallën e Universitetit të Arteve mbrëmjen e 29 majit.

Nën udhëheqjen artistike të pianistes Kristina Petrollari Laço, Koncerti “Kristal”, i sjell nga nxënës të maturës së arteve ishte një ndërthurje e krijimtarisë së pasur të kompozitorit, nga miniaturat për piano solo e deri te muzika për teatër, film dhe vepra të mëdha simfonike.

Koncerti u pasurua edhe nga interpretimi i Orkestrës së Harqeve “Kristal” nën drejtimin e dirigjentit italian Fabio Rocchi, duke sjellë një performancë emocionale.

Mbrëmja u organizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, si pjesë e nismës për të promovuar artin dhe artistët e rinj.

/RTSH/

Lini një Përgjigje