Zamir Mati: Nga balonat te peizazhet, si u shkëput arti shqiptar nga dogma e realizmit socialist

31 Maj 2025, 18:47Kulturë TEMA
Zamir Mati: Nga balonat te peizazhet, si u shkëput arti shqiptar nga dogma

I ftuar në emisionin N’xhiro me Syçin nga Ilir Demalia, piktori dhe balonisti Zamir Mati u ndal te raporti i artit shqiptar me realizmin socialist dhe mungesa e një metode të dokumentuar përtej kornizës ideologjike.

“Shkolla jonë nuk ka një libër me metodën. Ne kemi letërsi të realizmit socialist, ka sa të duash. Por metodë, jo,” u shpreh Mati, duke theksuar se ndonëse kishte vepra dhe artikuj politikë, mungonte një analizë e mirëfilltë teorike mbi artin.

Megjithatë, ai nuk e mohoi ekzistencën e një arti që e tejkalonte dogmën ideologjike. “Veçantia është që disa ju shkëputën nëpërmjet një fryme tjetër. Ato që janë dekadë moderne... ju keni gjetur detin, anijet, balonat... Unë bëja peizazhe,” shtoi ai, duke përmendur piktorë si Zef Shoshi që realizuan edhe portrete dhe peizazhe me frymë më të lirë.

Mati ndau edhe një episod me profesorin francez Jean Paul Champseix, i cili kishte shkruar një libër mbi realizmin socialist në letërsinë shqipe. “I thashë profesorit: ma jep atë metodën, se do vdes pa e lexuar,” rrëfeu ai me humor.

/nxhiromesycin/

Lini një Përgjigje