Aleksandër Sergejeviç Pushkini lindi në Moskë më 6 qershor 1799 në një familje oborrtare. Më 1811, u regjistrua në një lice ku mësonin fëmijët e aristokracisë peterburgase.
Ambienti në lice la gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe zemrën e djaloshit. Mjedisi aty ishte i pasur me idetë e anticarizmit. Që në moshë të vogël ai shkroi vjershat e para lirike për gëzimet e jetës, për dashurinë, për miqësinë dhe për natyrën. U bë i njohur me odën “Liria”, poezitë “Cadajevit” dhe “Fshati”. Poezia e Pushkinit u ndalua nga censura cariste, por ajo u përhap dorë më dorë në qarqet përparimtare. E internuan në jug në Kaukaz, ku e mbajtën në mbikëqyrje. Pushkini jetoi në jug gjatë viteve 1820-1824. Ëndërrimet liridashëse i shpalosi me frymë bajroniane.
S’do të ishte e drejtë nëse themi se poeti i madh rus jetoi një jetë të privuar. Gjithsesi, atij i dukej sikur fati dhe njerëzit ishin mizorisht të padrejtë ndaj tij. Dhe se ai kishte arsye të shumta që të ndihej i trishtuar. Së pari, ai ishte një fëmijë i padëshiruar, më pas, si çdo i ri, e përjetoi thellësisht atë çfarë po ndodhte në Rusi. Çka e shtyri të shkruante vargje politike, por edhe disa vargje të pahijshme, për shkak të të cilave e mërguan me forcë së pari në jug, në Moldavi dhe Odesa, mandej në Rajonin Pskov (390 milje në perëndim të Moskës).
Mirëpo edhe atje vuajti, thuajse nga gjithçka: dashuri e pashpërblyer, të qenit larg nga miqtë dhe kryeqyteti. E torturonte fakti, që nuk kishte qenë në gjendje të merrte pjesë në kryengritjen kundër carit. Dhe, më pas, që pjesëmarrësit e saj ishin ekzekutuar ose internuar në Siberi. Pushkini kishte origjinë afrikane nga ana e stërgjyshit, Abram Petrovich Gannibal, i cili ishte një princ afrikan (nga Kameruni ose Etiopia) dhe u soll në Rusi si “dhuratë” për Pjetrin e Madh. Pjetri e rriti Gannibalin si djalin e tij të adoptuar dhe ai u bë një oficer i lartë ushtarak dhe inxhinier. Pushkini ishte krenar për këtë prejardhje dhe shkroi edhe një biografi të pambaruar për Gannibalin. Pushkini u përfshi në qarqet liberale dhe shkroi poezi me tone antimonarkike, gjë që e bëri të dyshohej nga autoritetet cariste.
Ai u internua disa herë në zona të largëta të Perandorisë Ruse dhe iu kufizua liria e lëvizjes dhe botimit. Në fëmijëri, Pushkini u rrit në një mjedis aristokratik ku flitej kryesisht frëngjisht. Ishte gjyshja dhe dadoja e tij, Arina Rodionovna, që i mësoi gjuhën ruse të vërtetë dhe folklorin, që më vonë e ndihmuan të krijonte një stil autentik rus. Pushkini vdiq në moshën vetëm 37 vjeç, pas një dueli me oficerin francez Georges d’Anthès, i cili përflitej se kishte një lidhje me gruan e Pushkinit, Natalia Goncharova.
Pushkini u plagos rëndë në bark dhe vdiq dy ditë më vonë. Ky duel tronditi opinionin publik rus. Ai ishte mjeshtër i poezisë, prozës, dramës, eseistikës, madje edhe i historisë. Vepra e tij më monumentale është “Eugjeni Onegini”, një roman në vargje që është i njohur për gjuhën e pastër dhe strukturën inovative. Për shkak të përmbajtjes shpesh të lirë apo kritike, shumë nga veprat e Pushkinit u censuruan rëndë, dhe disa versione që lexoheshin në Rusi pas vdekjes së tij nuk ishin të plotë. Disa nga shprehjet më të guximshme u rikuperuan vetëm në shekullin XX.
Ai besonte fuqimisht në ogure, shenja dhe ëndrra profetike. Për shembull, para duelit fatal, kishte parë disa ëndrra të frikshme dhe e kishte ndjerë vdekjen e afërt. Ndonjëherë konsultohej edhe me fallxhore. Gjatë gjithë jetës së tij, ai u përball me 29 duele. Po, 29 herë! Ai ishte shpesh arrogant, ironik dhe i drejtpërdrejtë në shkrime dhe jetë, çka e fuste shpesh në telashe me aristokratët. Dueli me Georges d’Anthès ishte i fundit. Ai dhe gruaja e tij kishin katër fëmijë, dhe shumë nga pasardhësit e tij u martuan me familje të rëndësishme ruse. Sot, shumë familje fisnike ruse e lidhin gjenealogjinë me të – përfshirë edhe disa figura publike moderne. /rtvora/
Do krunte bythen me ushtarakun ky kurva. Behet duel me nje profesionist?
Shpikjet e ruseve per te mbuluar pislleqet e ketij horri. Fajin nuk ja kishte as gruaja, as cari i Rusise, dhe as ai bukuroshi qe i lumte dora qe e coi ne boten tjeter.
Rusët janë më kafshë se shqipot. Rrafin gratë dhe të fusin plumbin nga xhelozia. Ja shembulli konkret. Edhe poeti.
Ninës, gruas së këtij gogozhelit, ja kishte ënda të shkërdhente francezin e bukur, si shumë gra ruse të shoqërisë së lartë të asaj kohe. Gogozheli e kishte zili francezin Dantes, se i shkonin nga pas gjithë kurvat ruse, prandaj donte ta vriste dhe i kërkoi duel, pavarësisht gjithë tentativave të francezit për ta marrë gogozhelin me të mirë. Pastaj gogozheli shkoi në pidh të sëmës në duel dhe populli rus e bëri hero të madh të kombit që gjasme ishte persekutuar nga car Nikollaqi për vjershurinat. Mentalitet provincial rusësh.
E po dhe ky me stergjysh histori prekse! Ali Pasha kishte baben turk (ikur nga turqia se kishte bere nje turp qe s'mund te tregohet) dhe ne e kendojme si burrin shqiptar me te madh.