Më shumë se 80 piktura dhe skulptura nga Salvador Dali dhe Giorgio De Chirico u ekspozuan në galerinë Palazzo Reale në Milano, pasi autoritetet italiane i gjetën ato në disa hetime policore për pastrim parash.
Punimet u ekspozuan në kuadër të ekspozitës së artit bashkëkohor “SalvArti”, pra “Arti i shpëtuar”. Përveç veprave të Dali dhe De Chirico, janë ekspozuar edhe veprat e Andy Warhol, Keith Harin dhe Arnold Pomodoro, raportoi Reuters.
Pas Milanos, ekspozita do të shfaqet në Reggio Calabria dhe më pas në disa muze në të gjithë Italinë.
Lini një Përgjigje