Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar bëri të ditur se së shpejti do të çelë ekspozitën “Johan Pagëzori” me datë 15 Maj.
Ekspozita sjell figurën e Johan Pagëzorit, si një nga figurat më komplekse, të jashtëzakonshme dhe më të pikturuara në traditën ikonografike bizantine.
Ekspozita i është kushtar tërësisht figurës së Johan Pagëzorit, ku janë përzgjedhur rreth 13 ikona, të cilat janë paraqitje të ndryshme të tij dhe u përkasin autorëve e periudhave të ndryshme. Pjesa më e madhe e ikonave ekspozohen për herë të parë.
Me rastin e hapjes së ekspozitës, do të mbahet një sesion shkencor, ku studiues dhe njerëz të rëndësishëm të artit bizantin do të kumtojnë mbi temën. Ekspozita do qendrojë e hapur deri me datë 30 Qershor./atsh/ A.K./TemA
Lini një Përgjigje