Elektra e Kiço Londos, drejtësia që s’harron

13 Shkurt 2024, 21:41Kulturë TEMA

Elektra e Kiço Londos, drejtësia që s’harron

Në prag të Shën Valentinit e në kulmin e bujës për hetimet e SPAK, Kiço Londo ka sjellë në salat teatrore të Tiranës, kryeveprën botërore të Sofokliut: “Elektra”, si një “armë të rëndë” për trurin e ndërgjegjën.

Në një kohë kur shfaqet, filmat apo shovv-t në televizione tentojnë të jenë të lehta, limonata, batuta që harrohen sa lë sallën, Londo ka sjellë një tragjedi greke ku njeriu tronditet fort që në fillim të shfaqesh, është I tensionuar gjithë kohës, e në fund del po ashtu I tronditur.

Salla e mbushur plot e “Turbina” nuk pipëtinte që në fillim kur shfaqet Elektra perfekte e sjellë nga Laura Nezha, e cila kërkon drejtësi për vrasjen e babait të saj Agamemnonit. Vrasje që e bëri nëna e saj Klitemnestra, sapo u kthye fitues nga Troja I shoqi, si hakmarrje për vrasjen e vajzës së tyre Efgjenisë.

Të cilën Agamemnoni e sakrifikoi tek Perënditë për të arritur fitoren në Trojë, ngaqë I kishte dalë në ëndërr një Perëndi që ja kërkonte sakrificën.

Por Elektra e konsideron vrasje politike atë të babait të saj, nga njerku që sapo është bërë mbret I Mikenës.

E këtu nis shpërfaqa e tragjedisë antike në më shumë se një orë e gjysëm, duke sjellë krejt në mënyrë origjinale ngjyrat e një kryevepre antike që ka rezistuar për 2400 vjet në elitën e letërsisë botërore.

Drejtësia e vonuar, por që nuk harron, duket është metafora që regjizori Kiço Londo ka mëshuar fort në organizimin e tragjedisë. Të cilët megjithatë e ka lënë pa lajle lule modernikte, por ashtu klasike, që po të mbyllësh sytë, mund të dukej se je në Athinën e lashtë të vitit 400 para Kristit kur Sofokliu shkroi veprën.

Drejtësia vendoset nga Oresti, djali I Agamemnonit e Klitenestrës që ishte internuar prej vitesh, prej nënës së tij. Oresti vret të ëmën dhe Egjicion, të dashurin e saj, por sërish trishtohet. A është drejtësi nëse vret dikë që ka vrarë? Një dilemë e lashtë sa bota që është përcjellë me aksiomën: kush me shpatë vret, me pallë do të vritet.

Lini një Përgjigje