Mes ovacionesh dhe duartrokitjesh të zjarrta, në një sallë të mbushur me artdashës, u çel sezoni artistik i TKOBAP-së.
Overtura “Hebridet (Shpella e Fingalit)”, Op. 26, e Felix Mendelssohn, ishte një mirëseardhje për këtë vit.
Më pas u interpretua me ndjeshmëri dhe virtuozitet Koncerti për Violonçel dhe Orkestër në Si minor, Op. 104 i Antonín Dvořák, me solist violonçelistin Victor Julien-Laferrière, vepër që u rikthye në skenën e Operës pas më shumë se 25 vitesh.
Mbrëmja u kurorëzua me Simfoninë nr. 3 në la minor, Op. 56 “Skoceze”, dirigjuar nga dirigjentja e re Olha Dondyk.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje