Elsa Lila hedh akuzën e fortë: Në festival u vodhën votat...

30 Tetor 2025, 10:39Kulturë TEMA
Elsa Lila hedh akuzën e fortë: Në festival u vodhën votat...

Këngëtarja Elsa Lila ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në edicionin e fundit të Festivalit të Këngës, duke lëshuar akuza të forta që vënë në dyshim transparencën e tij.

Megjithatë kujtojmë se Elsa Lila ka qenë e zënë me projekte të tjera kur nuk ka qenë e penguar nga telashet e saj personale, përkatësisht arrestimi i bujshëm dhe vuajtja e dënimit në Itali për të cilin ajo shkroi dhe libër.

 Gjatë intervistës në emisionin Mirëmbrëma Yje nga Arbana OSmani, Lila deklaroi se dy vite pjesëmarrje radhazi ishin të mjaftueshme për të kuptuar se televizioni publik nuk është ambienti i duhur për të.

“Dy vite rresht janë të mjaftueshme për të kuptuar që TVSH-ja nuk është ambienti im,” u shpreh ajo. Kur Arbana i tha se vendimet në festival merren nga publiku, këngëtarja e hodhi poshtë me forcë këtë pretendim. Ajo la të kuptohet se nuk i është dhënë vlerësimi i merituar në pjesëmarrjet e mëparshme.

“Ju mendoni që m’u dha haku që unë meritoja?” pyeti ajo në mënyrë retorike. Arbana tha se “vendimin e mori publiku”, por Elsa iu përgjigj prerë me “Jo” dhe pyetjen ironike “Ç'publik?”, duke lënë të kuptohet se sipas saj, vota e publikut nuk është përcaktuese e rezultatit final.

Elsa Lila ishte fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH. Me këngën “Evita”, Elsa Lila u rikthye në Festival pas 25 vitesh, ndërsa u vlerësua nga juria me pikët maksimale.

Në vend të dytë u rendit Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”. Kujtojmë se kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision 2023 u zgjodh nga votat e publikut dhe ishte Albina Kelmendi dhe jo Elsa Lila ajo që përfaqësoi Shqipërinë në skenën ndërkombëtare!

Megjithatë Elsa Lila mbahet si një prej këngëtareve më sharmante të historisë së Shqipërisë dhe një prej personaliteve më “çapkëne” të muzikës. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje