Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) mori pjesë me sukses në Auto e Moto d’Epoca Bologna 2025, një nga panairet më prestigjioze europiane të automjeteve klasike.
Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau në rrjete sociale momente nga ky event.
Balluku tha se, “në këtë ekspozitë, DPSHTRR prezantoi makina retro dhe historike, duke sjellë energjinë, pasionin dhe ritmin e Tirana Grand Prix mes historisë dhe elegancës së automjeteve që kanë lënë gjurmë në kohë”.
Pjesëmarrja shqiptare u vlerësua për promovimin e kulturës automobilistike dhe trashëgimisë historike të automjeteve, duke nxjerrë në pah pasionin për lëvizjen që nuk ndalet.
DPSHTRR njoftoi se pjesëmarrja në panaire ndërkombëtare do të vijojë, duke theksuar rëndësinë e promovimit të Shqipërisë në arenën europiane të automjeteve klasike. A.K./TemA
Lini një Përgjigje