Gonxhja nga Dubai: Partneriteti mes dy vendeve në fushën e kulturës do të zhvillohet

29 Tetor 2025, 17:11Kulturë TEMA
Gonxhja nga Dubai: Partneriteti mes dy vendeve në fushën e

Gjatë vizitës zyrtare në Dubai, në kuadër të Samitit të Mikpritjes së Ardhshme, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, takoi Abdulla Bin Touq Al Marri, ministër i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në takimin bilateral u diskutua për shumë gjëra dhe të dyja palët kishin shumë për të thënë. Por kryesisht u fol për mënyrat sesi fuqia ekonomike arabe mund të ndihmojë që Shqipëria e vogël të përmirësojë infrastrukturën e saj ekonomike.

Abdulla Bin Touq Al Marri është një figurë që ka luajtur një rol kyç në transformimin ekonomik dhe turistik të vendit të tij dhe në këtë takim ai ndau përvojën e tij në mënyrë që homologu i tij të bëjë diçka të ngjashme në terrenin shqiptar.

Ministri Gonxhja beri të ditur se biseda mes tyre u përqendrua tek forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushat e turizmit, kulturës dhe sportit në programe shkëmbimi

Gjithashtu u fol dhe për shkëmbimin e përvojave që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe promovimin e inovacionit në sektorin e mikpritjes.

“Një takim që afirmon vullnetin e përbashkët për të zgjeruar partneritetin ekonomik e turistik mes dy vendeve, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë” është shprehur ministri i MTKS, Blendi Gonxhja.

Duhet të kemi parasysh që Shqipëria shkon në kërkim të ndihmës në takim bilateral por edhe si partner që pret udhëzime të nevojshme për një vend akoma në zhvillim.

A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje