Artisti dhe profesori Ardian Isufi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora Neës u shpreh se ekspozita Fraktura 2025 në ‘Shtëpinë me Gjethe’ është frymë, qëndrim dhe aktivizëm. Kjo ekspozitë ka disa kohë që po qëndron e hapur në mjediset e muzeut ndoshta më të famshëm në Tiranë.
“Së bashku me Elton Koritarin është viti i dytë që ne kemi iniciuar një nismë që do vazhdojë.
Fraktura është frymë, është qëndrim.
Është aktivizëm dhe nga Spaçi që së bashku me Fatos Lubonjën një vit më parë kemi realizuar atje Frakturën duke sjellë jo vetëm një ekspozitë si ndërhyrje artistike.
Në fakt nuk janë ekspozita në kuptimin e thatë të fjalës por janë të ndërhyrje artistike që ne i bëjmë në kuptimin side specific në një hapësirë të caktuar.
Që ka një peshë historike. Që ka një peshë mbi politikën.
Që ka një sens reflektimi që është shumë e rëndësishme kjo.
Dhe pas Spaçit sot me mundësinë që na u dha tek ‘Shtëpia me Gjethe’ që edhe aty padyshim ka një histori shumë interesante.” – u shpreh Isufi.
Burgu i Spaçit ka disa kohë që është kthyer në objekt debati në lidhje me mënyrën se si ne duhet ta trajtojmë historinë. Sigurisht që të persekutuarit presin më shumë nga shteti në lidhje me procesin e dekomunistizimit por dhe shteti përgjigjet që nuk ka çfarë të bëjë më shumë.
Ekspozitat artistike janë mënyra të mira për të tejkaluar këto barriera dhe për të ndërtuar urë komunikimi për një vend që të kaluarën dhe të tashmen e ka të paqëndrueshme.
Arti i mirë dhe i lartë shpeshherë e ka treguar që mund të jetë dhe një mënyrë e mirë për të zgjidhur konflikte dhe për të shëruar plage shoqërore.
A.K./TemA
Vazhdoni t'i bëni krenarë shqiptarët që të paktën dikur ka pasur shtet serioz dhe institucione serioze!