Si pjesë e programit të granteve, ekipi i EU4Culture dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri, kryen një vizitë të përbashkët monitoruese në Krujë dhe Kurbin.
Së bashku, ata eksploruan katër projekte frymëzuese: “Triada e Trashëgimisë së Arbanonit” nga Qendra Burimore Mjedisore Shqipëri; “Shije të përjetshme” nga Shqiptari Lokal; Fondacioni për Zhvillimin e Kapaciteteve “Kujtesa historike frymëzon turizmin” nga Qendra për Promovimin e Konkurrencës; “Trashëgimia Epidamn” nga Durrësi Aktiv.
Këto vizita mblodhën së bashku partnerë, artizanë, të rinj dhe anëtarë të komunitetit për të diskutuar se si këto nisma po kontribuojnë në ringjalljen e vendeve të trashëgimisë kulturore, ruajtjen e zejeve tradicionale dhe rritjen e turizmit përmes shtigjeve që lidhin natyrën, traditën dhe trashëgiminë kulturore.
Gjatë kësaj vizite u prezantuan produktet, aktivitetet dhe rezultatet, duke treguar se si iniciativat mbështesin qëndrueshmërinë dhe sjellin përfitime të prekshme për komunitetet lokale.
Programi EU4Culture financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit./atsh/
Lini një Përgjigje