Familja e Artan Lames falenderon çdokënd që iu gjend pranë në këto ditë të vështira dhe publikon mesazhin e ish-ambasadores Yuri Kim

31 Maj 2025, 18:33Sociale TEMA
Familja e Artan Lames falenderon çdokënd që iu gjend pranë

Familja e Artan Lames, ish-kreut të Katadastrës Shqiptare, që u nda nga jeta pak ditë më parë ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një falënderim të gjithë atyre që iu gjendën pranë në këto momente të vështira për ta.

Ndër të tjera, familja ka vendosur të bëjë publik dhe një mesazh ngushëllimi të ish-ambasadores Yuri Kim të përcjellë familjes.

Postimi i mesazhit nga familja e Lames:

Faleminderit, nga zemra…

Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.
Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri:

"Mund të të kërkoj të lutem t'i përcjellësh ngushëllimet e mia familjes së Artan Lames? Siç mund ta kujtosh pata mundësinë ta takoja dhe të punoja me të gjatë kohës që isha në Shqipëri. Ishte një njeri vërtetë unik: i pasionuar pas arefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhje e problemeve historike por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe" - Yuri Kim.

Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.

Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij

Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.
Me mirënjohje,
Familja Lame

 

5 Komente

  1. H
    Hajduti behet Pape

    Or gjynah qe iku por gjithsesi hajdut i madh ishte

    Përgjigjjuni
    1. 0
      007

      U shofshi 7 breza me vjedhjet qe i ka bere Shqiptareve nga Jugu deri ne Veri kanceri Lame.

      Përgjigjjuni
      1. 0
        007

        U shofshi 7 breza me vjedhjet qe i ka bere Shqiptareve nga Jugu deri ne Veri kanceri Lame.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plaku Xhuxhumaku

          I zgjuar ka qenë, kanë qënë një 4-tëshe këta. Ky i ndjeri, Vjerri Belind jevgut, Blendi Gonxhe dhe kapua Ramuti qe i kanë lujt fenë këtij vendi dhe mirë ja bëjnë. Duke qenë bij k… ja kanë shkërdhy brekët shqiptarëve ja kanë vënë sipër kokës

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lili

            Normal te chem Kete zoje ne kete methane!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje