Fshati i boshatisur prej rrugës! Raban i Përmetit: aty ku prodhohet, por nuk ka kush e blen mjaltin dhe bulmetin

31 Maj 2025, 14:20Sociale TEMA

Fshati i boshatisur prej rrugës! Raban i Përmetit: aty ku prodhohet,

Një tabelë e vjetër dhe e dëmtuar, mbi të cilën është shtënë me armë, na çoi gabimisht në një rrugë të panjohur, ndërsa udhëtonim drejt Frashërit.

Pas rreth një ore rruge të rrëshqitshme e të vështirë mali, mbërritëm në fshatin Raban, një nga vendbanimet më të izoluara të njësisë administrative Piskovë në Përmet. U deshën edhe 30 minuta të tjera për të takuar njeriun e parë.

Heshtja dhe zbrazëtia ishin totale. Familja e parë që takuam na tregoi se shkaku kryesor i boshatisjes është mungesa e rrugës. Banorët nuk mund të shesin qumështin sepse nuk kanë ku ta çojnë, dhe tregtarët nuk ngjiten deri këtu për të blerë kafshë, pasi kostoja e transportit i demotivon.

“Këtu kanë ngelur vetëm të moshuarit. Akoma kam djalin me nja 200 krerë bagëti, por edhe ato do t’i shesim. Ç’i duam? S’ka rrugë, s’ka të ardhme. Kanë ikur të gjithë. Mbjellja, korrja, punimi , s’ja vlen fare.”

 “Dikur ishim kallaballëk, gjithë fshati gumëzhinte. Tani nuk ka njeri. Djali lë gruan dhe kalamajtë në Përmet e vjen punon çoban këtu për ne. Nuk ia vlen më. As qumështin nuk na e merr kush. Vetëm rruga do ta kthente këtë vend në jetë.”

 “Unë vij një herë në vit. Tani erdha për votime. Fshati është i mirë, por rrugët janë të njëjtat që nga koha e Enverit. Një çakëll nuk kanë hedhur. Kjo duhet të ishte rruga që lidhte Përmetin me Skraparin. Thonë janë dhënë fonde, por nuk di ku ka ngelur puna.”

Raban ka qenë dikur një qendër e njohur për blegtorinë dhe jetën e gjallë rurale. Sot, kanë mbetur vetëm 10 familje rezidente, dhe në dimër numri i banorëve bie aq shumë, sa mund të numërohen me gishtat e një dore.

“Kam 20 kokë dhen. As për veten nuk vlejnë. S’i çojmë dot askund. Barxhot s’vijnë. Fshati ka marrë fund. Dikur me gomar e me patë blinim ndonjë gjë, tani as fëmijët nuk na vijnë më. Edhe vetë mezi qëndrojmë.”

 “Rruga nuk u rregullua kurrë. Shkolla u mbyll. Në dimër s’ka asgjë. Dikur, gjithë fshati mbillte e korrte, tani ka ngelur vetëm kujtimi.”

 “Pleqtë kanë ngelur me këto bahçet dhe ndonjë bletë. Vijnë turistë, por s’ka kush i pret. Ne nuk kemi ç’tu ofrojmë. Flenë në çadra, ikin e nuk kthehen. Nuk ka të ardhme.”

Roland Kaso është ndoshta banori më i ri që ka vendosur të investojë në vendlindje. I ndarë mes Përmetit dhe Rabanit, ai menaxhon një park bletësh dhe e shet mjaltin në gjithë Shqipërinë.

“Kam qenë 12 vjet në Greqi dhe u ktheva në 2010. E nisa me bletët dhe ullinjtë, por rruga është problemi kryesor. Kam marrë mjaltin e dushkut, të bedunicës dhe nëntorit mjaltin e koçimares. Me shumë mundim i çoj deri në qytet. Në fillim, shtëpia ishte gërmadhë. Por besoj se nëse rruga bëhet, mund të ringjallet edhe fshati. Unë mbledh mjaltë katër herë në vit. Kam mbi 10 vjet që i kam sjellë bletët këtu. Por pa rrugë, është e pamundur të ecësh.”

Turistët e aventurës kalojnë pothuajse çdo ditë nga kjo zonë, por banorët nuk mund t’u shesin dot asgjë, sepse ende mungojnë shërbimet. Nuk ka asnjë infrastrukturë që të përkrahë turizmin , akomodimin apo informimin ,as mundësi për t’u ndalur e për të provuar diçka vendase. Çorovoda është vetëm disa kilometra larg, por afërsia gjeografike nuk e lehtëson jetën, kur mungon gjithçka tjetër.

Megjithatë, në Raban ka ende disa zëra që nuk janë dorëzuar. Banorët që kanë mbetur vazhdojnë të besojnë se gjithçka mund të ndryshojë, nëse ndërtohet rruga. Por sot për sot Rabani është nga ato vende që, po nuk e humbe rrugën, nuk do ta gjesh kurrë.

4 Komente

  1. a
    alma nga tirana

    braktisja armiqsore e fshatrave nisi 1992 sali idioti i nxiste te iknin nga fshati solli gjithe malokerite dhe fshataret ne tirane e durres shqiperia u dhje vetem ENVER HOXHA beri shtet, dhe mbajti gjalle fshatrat

    Përgjigjjuni
    1. O
      O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

      Te cqihet verra ti dhe enver pederit...... ptuuuuu plehraaaa turke

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nostalgji per fshatin

      Sikur te ishte vetem Rabani i Permetit i BOSHATISUR , te gjithe fshatrat e zones malore jane boshatisur vendi ku ajri i paster natyra e gjelber gjithe shendet eshte kthyer ne pyllezim ne meshire te fatit ? E gjithe nga mungesa e infrastruktures , ngelen duke betonizuar qytetet dhe bregdetin pa menduar se gjithe ekonomia vjen nga fshati edhe pastrimi i mushkrive ??? Jo pa qellim eshte bere kjo boshatisje pas 90-tes ? Kendon saliu si pa te keq si gjeli maje plehut kerkon edhe pushtet ? Ai do varur mu ke sheshi Skenderbe dhe ta lesh te qelbet ashtu si qelbi vendin pa pike meshire me gjithe familjen e vete ? Oh sa te keqija i ka bere ketij populli , nuk di si do ti shlyej apo ti paguaj ky kriminel FATKEQESI fshati dikur gumezhinte kishte shkolla infermjeri agranom cdo gje e kontrolluar ? Jam deshmitare okular se kam punuar ne fshat me detyren e mjekut cdo lokalitet kishte spital maternitet nuk ishte nevoja te shkoje ne qytet beheshin te gjitha sherbimet sa me afer pacientit ....? Qe te shkaterosh ate qe ke ndertuar eshte krim ???

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cinxo

        Fajin e ka Saliu. Gjigandi vetem 12 vjet ka. Nuk mjaftojne per 3 km rruge. Kemi halle te tjera. Duhet ndihmu Cet Kastrati dhe Zamir Mane, se jan keq per buke.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje