“Faust”, premiera në Teatrin Kombëtar!

31 Tetor 2024, 09:06Kulturë TEMA
“Faust”, premiera në Teatrin Kombëtar!

Shfaqja nga Davide Iodice erdhi nën interpretimin brilant të Ema Andreas, Hervin Çulit, Niada Saliasit, Gert Ferrës, Indrit Çobanit, Lulzim Zeqjës, Besmir Bitrakut, Ina Gjonçit, Krist Lleshit e Genti Deçkës.

Përmes shtatë mëkateve vdekjeprurëse dhe, mbi të gjitha, përmes takimit dhe dashurisë për Margaritën, Fausti do të jetojë mundimet e tij dhe vuajtjet e njeriut modern, duke mishëruar simbolin dhe, në të njëjtën kohë, sakrificën ekzemplare të luftës së vazhdueshme e të pafundme mes të mirës dhe të keqes.

“Faust” do të shfaqet për publikun artdashës edhe në datat 3, 8, 9 dhe 10 nëntor, në orën 20:00. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje