FOTO HISTORI: Festa në komunizëm, ushqime dhe dhurata me ‘racion’

1 Qershor 2026, 15:13Kulturë TEMA
FOTO HISTORI: Festa në komunizëm, ushqime dhe dhurata me

Imazhi i përket viteve të fundit të rënies së regiimit komunist

Festat fetare ishin hequr gjatë regiimit komunist, por çfarë ushqimesh planifikonte partia për shqiptarët, natën e ndërrimit të viteve.

Një dokument na sjell ndër mend çfarë kishte planifikuar partia për shqiptarët natën e vitit të ri 1989; 2 kg gjuhza; 1 shishe raki; 2 shishe verë; 2kg mollë; 2 kg portokalle për një familje me 4 persona.

Në fund të viteve ’80, sistemi komunist ishte gjunjëzuar thuajse tërësisht. Shqipëria po kalonte skajet e varfërisë. Nëpër shitoret ushqimore nuk kishte më as vaj, as sheqer e as miell, ndërsa për produkte të tjera ushqimore si mish, as që bëhej fjalë. Ishte koha, kur shqiptarët ishin të uritur. Ishte ende koha, kur funksiononte parulla: “bar hamë dhe parimet nuk i shkelim”.

Një vit më pas, kur ishte rrëzuar sistemi komunist në shkurt të vitit 1991, kryeministri i qeverisë së stabilitetit Ylli Bufi, bëri deklaratën e famshme: “kemi bukë edhe për gjashtë ditë”.

/mapo/

3 Komente

  1. t
    tahipi

    Ju komandantit Enver I rruani k@rin .Ne kohen e xhaxhit çdo ushqim ishte bio dhe mund te shkonte ne çdo shtet te europes perendimore pa asnje lloj pengese sepse ishte me lart se standarti I Europes perendimore.Sot ,mbi 75%e bizneseve tek ne sipas raporteve europiane dhe kryesisht ato ushqimore nuk plotesojne standartet e sigurise europiane .

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Vetem legenet dhe njerezit pa nder e moral, si mero morrat etj. gjejne nje fotografi diku ne nje fshat te larget e te humbur ( qe, madje, nuk dihet a i perket Shqiperise ) dhe na e paraqesin si deshmi te prapambetjes qe na beri " komunizmi ". Komunistet ishin " budallenj " sepse nuk lejuan trafiqet e droges, prostitutave, korrupsionin dhe te gjitha llojet e krimeve fitimprurese ne menyre qe ketij populli dallkauk t'i jepnin me shume te hante, dhe te mos shqetesoheshin shume per t'i dhene dije, mjekesi falas, drite elektrike, hekurudha etj.etj.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fiqiriu

        Pa lidhje fare. Mos u merrni me “varfërinë e kohës së komunizmit” se ju mytyberët e Temës keni talent gazetari për lajme më sensacionale! Jeni dënuar nga Zoti si lajmëtarë të “bikinisteve minimaliste”! Nuk ka nevojë lexuesi për këta të gjorë në fotografi dhe shkrime të tilla mediokre për të gjykuar atë kohë!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje