FOTOT/ Çelet ekspozita e rrallë me fotografi kortezi e Muzeut Marubi, i pranishëm dhe Gonxhe

27 Shkurt 2025, 21:41Kulturë TEMA
FOTOT/ Çelet ekspozita e rrallë me fotografi kortezi e Muzeut

Ditën e sotme në orën 18:00 u çel ekspozita me foto të rralla kortezi e Muzeut të Fotografisë Marubi në Shkodër.

Ekspozita u çel në Galerinë e Artit në Tiranë pranë Kishës dhe përveç Ministrit Gonxhe, të pranishëm ishin dhe shumë fansa të artit.

"Në çeljen e një nga ekspozitave më të rralla e të ngjyrshme në emocione nga bardhë e zi-ja e “Dinastia Marubi -

Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” në Galerinë e Artit Tiranë!
Një udhëtim unik nëpër historinë e Shqipërisë, kapur mjeshtërisht nga objektivi i familjes Marubi. Mos e humbisni këtë ekspozitë që sjell në dritë një shekull kujtimesh, traditash dhe artit fotografik!"- shkruan ministri për kulturën Gonxhe në rrjetet sociale. A.K./TemA

Lini një Përgjigje