VIDEO + FOTO: Luçia Nadin dhe shqiptarët në Venedik (1479-1552), i pranishëm dhe Rama

5 Nëntor 2024, 18:24Kulturë TEMA
VIDEO + FOTO: Luçia Nadin dhe shqiptarët në Venedik

U shfaq sot në orën 18: 00 te Kinema Millenium dokumentari “Luçia Nadin dhe shqiptarët në Venedik”.

Dokumentari mbështetej nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë. I pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Ky dokumentar është ndërtuar, mbështetur në veprat e Lucia Nadinit « Shqiptarët në Venedik -Emigrim e integrim » (1479-1552), « Shqipëria e rigjetur », « Statutet e Shkodrës»,

“Figura e Skënderbeut në jetën kulturore e artistike të Venedikut”, e plot studime të tjera. Nis me njëpamje të rrallë, atë të « Rrethimi i parë i Shkodrës » në Pallatin Dukal duke treguar kështu vëmendjen e pashoqe dhe rëndësinë që kishte Shqipëria për Venedikun.

Më tej tregohet për një nga organizimet më të rëndlësishme të shqiptarëve që ishte Shkolla e Shqiptarëve njëorganizëm që mblidhte shqiptarët në një bashkësi dhe në një urdhër fetar. Fasada e kësaj shkolle ruhet ende sot në sheshin «San Mauricio».

Më tej tregohet historia e Pietro Mocenigos dhe portreti i tij me Shkodrën në Muzeun e parfumeve të Venecias. Për herë tëparë i tregohet publikut Madona e Bukës që ndodhet në Kishën e Moniegos dhe që mendohet se e solli nga Shkodra pas rënies së saj prifti shqiptar De Gregolku.

Një vend të posaçëm zë figura e Skënderbeut dhe zbulimet në Kishën e Shën Sebastianit në tavanin e sëcilës ështëpikturura flamuri Shqiptar. Si e ndihmoi imazhi i Skënderbeut Venedikun. Dhe në fund Statutet e Shkodrës, zbulimi më i madh i Lucia Nadinit. Dokumentari është realizuar nga Ilir Yzeiri.

“Luçia Nadin na tregoi me veprën e saj se duhet të ngremë kokën ashtu siç jemi me të vërtetë, jo ashtu siç na njohin e siç u paraqitemi botës disa herë. Falemnderit Luçia Nadin”- përfundoi Yzeiri. A.K./TemA

 

1 Komente

  1. W
    Ww

    TE KRISHTERET BASHK ME TE KRISHTER NGA GREQIA KAN BANUAR NE VENEDIK ,,,MYSLYMANET JO ,,KISHIN STAMBOLLIN ,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje