FOTOT: Rama dhe Gonxhja vizitojnë Mozaikun e RESTAURUAR të Tiranës

1 Prill 2025, 18:21Kulturë TEMA
FOTOT: Rama dhe Gonxhja vizitojnë Mozaikun e RESTAURUAR të

"Në Mozaikun e Tiranës, së bashku me kryeministrin Edi Rama, dikur një monument “i heshtur” i trashëgimisë kulturore, tashmë i transformuar tërësisht!

Një hapësirë e re moderne që do të shërbejë si platformë për prezantimin e mozaikëve më të rëndësishëm, si dhe do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm kulturor për Tiranën.

Në kushte optimale konservimi dhe përmes programeve edukative me fëmijët e të rinjtë, kjo hapësirë do të jetë një dritare e re e interpretimit bashkëkohor të trashëgimisë sonë arkeologjike." - kështu shkruan në rrjetet sociale ministri Blendi Gonxhja.

Kujtojmë se Mozaiku i Tiranës pas një periudhe të gjatë kohore pa vëmendje nga ana e institucioneve më në fund u restaurua këtë vit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje