Sot, me 1 Prill ka ditëlindjen Milan Kundera...

1 Prill 2025, 12:19Kulturë TEMA
Sot, me 1 Prill ka ditëlindjen Milan Kundera...

Milan Kundera ka lindur më 1 prill 1929 në Çekosllovaki. Ai është shkrimtar me origjinë çeke, mërgoi në Francë më 1975 dhe më 1981 u bë qytetar francez i natyralizuar.

Ka shkruar edhe në çekisht edhe në frëngjisht. Përkthimet e librave të tij në frëngjisht i ka korrigjuar gjithmonë vetë, për këtë arsye ato nuk konsiderohen përkthime, por vepra origjinale.

Për shkak të censurës komuniste në vendlindje, librat e tij u ndaluan. Ai është bërë shumë i njohur me libra si: Shakaja, Përjetësia, Identiteti, Mosdija, Lehtësia e padurueshme e qenies etj.

Shumica e librave të tij janë përkthyer nga Saverina Pasho, Mirela Kumbaro dhe Balil Gjini dhe janë botuar nga Dituria.

Lini një Përgjigje