Ditën e pardjeshme në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Anasamblit popullor u mbajt koncerti homazh ndaj figurës së Lefter Çipës dhe kontributit që ai i ka dhënë me poezitë e tij muzikës.
Solistët, Orkestra, Grupi Vokal dhe ai i Valleve të Trupës së Ansamblit Popullor interpretuan disa nga perlat e krijimtarisë së Lefter Çipës në koncertin “Këngët e Atdheut tim”.
Në skenë u ngjitën dhe emra të njohur të muzikës popullore, si Irini Qirjako, Petrit Lulo, Bashkim Alibali, Hatixhe Lushi, Aleksandër Gjoka e të tjerë, instrumentistë e grupe të ndryshme polifonike.
Me libra si « Bejkë e bardhë » apo « Bilbilat e vendit tim » ai bëri shumë për artin në përgjithësi dhe muzikën në veçanti. Lefter Çipa ndërroi jetë në vitin 2021. A.K./TemA
Lini një Përgjigje