
U shfaq në mjediset e Qendrës për Hapje dhe Dialog filmi dokumentar “Dritë” nga Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, kushtuar artistit të mirënjohur, Gjon Milit.
I njohur si shkencëtari i dritës në fotografi, studenti i talentuar i MIT -Massachusetts Institute of Technology - por dhe si fotografi i mrekullueshëm shqiptar i cili ka mbuluar për shumë vite kopertinat e revistës së famshme "TIME" dhe ka dokumentuar disa nga ngjarjet më të rëndësishme të shekullit të kaluar.
Filmi dokumentar “Dritë” erdhi në COD si pjesë e aktivitetit Forumoteka, në bashkëpunim me Qendren “Cinespia 67”.
Në këtë dokumentar shfaqet puna delikate e Milit, i cili si në një fije të hollë drite përshkruhet çdo detaj i fotografive të tij.
Çdo fotografi e mjeshtrit Gjon Mili edhe sot e kësaj dite është një dokumentar më vete dhe nuk mjafton asnjë minutazh i përcaktuar për të eksploruar botën e tij nëpërmjet fotografisë që ai na ka lënë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje