Dita e parë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut kaloi me shumë hare dhe mbi të gjitha me shumë zell.
Pas shfaqjes së filmit “Blix not bombs” u mbajt dhe një koncert ku performoi ndër të tjera dhe Vikena Kamenica.
Të shumtë ishin pjesëmarrësit që parakaluan në tapetin e kuq nga Arta Dade te Erion Veliaj e Kujtim Çashku. Por tapetin e hijeshoi më shumë Helena Kadare, shkrimtarja dhe bashkëshkortja e Ismail Kadaresë.
Dhe ishin pikërisht Veliaj dhe Çashku që mbajtën fjalime ku u theksua ndër të tjera rëndësia e festivaleve të këtij lloji me Veliajn që e konsideroi Kinostudion e rilindur si një hapësirë qetësie.
Në ditën e dytë të festivalit, në Kinostudio, te Akademia e filmit Marubi do të shfaqen një seri filmash me metrazh të shkurtër për të kulmuar më në fund me “The Shadow Pandemic” dhe “Ok, Joe!”, dy filma dokumentarë. A.K./TemA
Lini një Përgjigje