FOTO+VIDEO: Premiera e "La Stravaganza" e Preljocaj sukses i paparë/ Pritet me duartrokitje në TKOB

25 Shkurt 2025, 10:07Kulturë TEMA
FOTO+VIDEO: Premiera e "La Stravaganza" e Preljocaj sukses i

“La stravaganza” është një balet i krijuar në vitin 1997 nga koreografi i njohur Angelin Preljocaj, me temë qendroe emigrimin dhe përplasjen mes kulturave.

Përmes një koreografie të fuqishme, vepra paraqet ndjenjat e të qenit i huaj, adaptimin dhe integrimin në një mjedis të ri. Muzika ndërthur kompozime baroke të Antonio Vivaldit me tinguj bashkëkohorë, duke pasqyruar kontrastin mes epokave.

Me një stilt ë veçantë dhe një mesazh të thellë mbi identitetin dhe bashkëjetesën kulturore, “La stravaganza” mbetet një vepër e rëndësishme në repertorin e kompanive prestigjioze të baletit.

Balerinë pjesëmarrës në shfaqjen e sotme të orës 19:00 ishin Adela Muçollari, Livia Gara, Graciela Sallaku, Anxhello Muçollari, Renato Lleshi, Fatjon Lito, Elda Paço, Rovena Shqevi, Jonida Qafëmolla, Andi Vrapi, Eltion Merja, Kristi Dushmani.

“Intricate threads of humanity” nga Erion Kruja sjell në skenë kompleksitetin e përvojës njerëzore përmes vallëzimit. Duke ndërthurur elemente bashkëkohore dhe folklorike, shfaqja pasqyron emocionet, veprimet dhe marrëdhëniet që na formësojnë si individë dhe si shoqëri.

Çdo lëvizje shpreh ndjenja të thella – nga gëzimi dhe dashuria te pasiguria dhe reflektimi – duke krijuar një mozaik të ndërlidhur të njerëzimit. Përmes koreografisë së fuqishme dhe atmosferës artistike, shfaqja fton audiencën të përjetojë bukurinë dhe kompleksitetin e qenies njerëzore.

Në shfaqje morën pjesë: Ambra Troplini, Elda Logo, Denada Hristiç. Graciela Sallaku, Julin Dervishi, Anxhelo Muçollari, Kristi Dushmani, Armando Meçi, Enea Qirici. Shfaqja do jepet prapë me 24, 25 dhe 27 Shkurt.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje