Gjenet, popujt dhe gjuhët

27 Korrik 2023, 19:27Kulturë Saimir Lolja

Gjenet, popujt dhe gjuhët 

Ky shkrim rrjedh nga libri i Profesorit Luigji Luka Kavalli-Sforca i titulluar: Luigi Luca Cavalli-Sforza, Genes, Peoples and Languages, North Point Press, New York, 2000. Profesor Luigji  lindi në Gjenovë më 1922 dhe ka qenë profesor në Kembrixh, Parma, Pavia dhe Profesor i Merituar i Gjenetikës në Universitetin Stanford, Kaliforni, ShBA. Ai meriton të ketë shtatore në Tiranë, Prishtinë e Shkup.

Profesor Luigji ishte ndër të parët që shtroi pyetjen nëse gjenet e popujve bashkëkohorë përmbajnë regjistrin historik të qenies njerëzore. Ai dhe të tjerë iu janë përgjigjur kësaj pyetjeje, të parashikuar nga Daruini, me një Po të fortë. Libri i tij ishte përfundim i një pune shkencore dhjetra vjeçare të tij dhe shumë shkencëtarëve të tjerë me famë botërore që kanë patur si qëllim të gjurmojë historinë 100’000 vjeçare të zhvillimit njerëzor. Ai ngre pyetje të rëndësishme shkencore, shoqërore dhe politike, të tilla si: Kur dhe ku u zhvilluan njerëzit? Si u përhapën shoqëritë njerëzore nëpër kontinente? Si kanë ndikuar shpikjet kulturore në rritjen dhe përhapjen e popullsive? Cila është lidhja midis gjeneve dhe gjuhës? Në libër ai gjithashtu shpjegon pse nuk ka bazë gjenetike ndarja racore, etj.

Trashëgimia njerëzore përbëhet nga dy pjesë: nga trashëgimia biologjike (gjenet) dhe trashëgimia kulturore (sjellja). Shumë tipare si gjatësia, sytë, flokët e lëkura janë të përcaktuara gjenetikisht, por mënyra e trashëgimit është pak e kuptuar sepse këtu ndërthuren edhe faktorë të tjerë jo-gjenetikë si ushqimi, qëndrimi në diell, të menduarit, etj. Me përkufizim, një gjen ose njësia e trashëgimisë është një segment i ADN që ka një qëllim biologjik të posaçëm dhe të njohur (domethënë që prodhon një proteinë të veçantë). Po ashtu me përkufizim, një racë është një grup njerëzish që mund të njihen si të ndryshëm biologjikisht nga të tjerët.

Studimet gjenetike janë shumë të gjëra dhe të ndërlikuara, por veçan ka tërhequr vëmendjen grupi gjenetik mtDNA (mitochondrial DNA) ngase ai ndodhet në çdo qelizë biologjike. Është pikërisht ky gjen që duke harxhuar përbërësit ushqimore kimikë prodhon energjinë e nevojshme për rritjen dhe mbarë-mbajtjen e qelizës. Ky fakt u përdor për të kqyrur skeletin e një burri të zbuluar për shkak të shkrirjes së akujve në një shteg malor në Alpet midis Italisë dhe Austrisë. Shkencëtarët e quajtën atë njeri 5000 vjeçar Eci (Oetzi) dhe studimet treguan se gjeni mtADN i tij ishte në mënyrë të habitshme i njëjtë me atë të popullsisë së tanishme të të njëjtit rajon. Pra ajo popullatë ka qenë e qëndrueshme për të paktën 5000 vjetët e shkuar.

Po ashtu, llogaritet lehtë se tërësia e gjeneve të trashëguara (genome) e një popullate e cila  pranon një thithje gjenetike të pandryshuar nga fqinjët prej 5% për brezni pas tre shekujsh do të ketë të ruajtur vetëm 70% të gjeneve origjinalë. Një shembull këtu janë afrikano-amerikanët që tani kanë mesatarisht 70% të gjeneve të tyre origjinale dhe 30% të gjeneve të të bardhëve. Me këtë ritëm, afrikano-amerikanët do të kenë rreth 10% të gjeneve të tyre origjinale pas 1000 vjetësh jetese në Amerikë. Në lidhje me këtë, numri më i vogël i njerëzve që mundëson shmangien e pasojave të dëmshme të kryqëzimit nëpërmjet martesës është 500 veta. Në lidhje me kryqëzimet është zbuluar nga regjistrat e vjetër se largësia mesatare midis vendlindjes së burrit dhe gruas ishte 5-10 km për bujqit europiane të shekullit XIX, e cila filloi të rritet më vonë për shkak të ndërtimit të hekurudhave.

Natyra nëpërmjet përzgjedhjes së saj zakonisht ndikon mbi një gjen të veçantë duke përkrahur forma të caktuara të tij (alleles), të cilat andaj pëlqehen më shumë se të tjerat në ambiente të caktuara. Kështu bie fjala, njerëzit me gjak zero janë më të prirur të kenë ulçer gastrodeudonale, e cila siç është zbuluar së fundi shkaktohet nga bakteri Helicobacter pylori. Nga ana tjetër, rastësia gjenetike ndikon mbi gjithë gjenet me të njëjtët ligje të mundësisë së ndodhjes së ngjarjes. Midis gjeneve që shfaqin ndryshueshmërinë më të madhe gjeografike janë gjenet e vetëmbrojtjes (immunoglobulin genes), të cilët prodhojnë kundra-trupat e nevojshëm në trupin e njeriut për të luftuar sëmundjet ngjitëse.

Njerëzit e sotëm (Homo sapiens) mendohet të jenë shfaqur para 500’000 vjetësh. Kafka të ngjashme me atë të njeriut sot dhe me vjetërsi rreth 100’000 ose më shumë vjet janë gjetur ne Afrikën Jugore dhe Lindore. Ndërsa gjuhët e njeriut të sotëm mendohet të jenë zhvilluar para 50’000-150’000 vjetësh.

Çështja e përcaktimit të datave të hershme të zhvillimit njerëzor vështirësohet prej faktit se metoda e karbonit rrezatim-lëshues 14C përcakton deri në 40’000 vjet. Kjo metodë llogarit sa thellë ka shkuar zbërthimi i karbonit 14C, por duke parashikuar që përqendrimi i 14C në atmosferë të ketë ngelur i pandryshuar me kohën. Me rëndësi të veçantë është periudha që nis 10’000 vjet më parë, sepse pranohet se që nga atëherë filloi të zhvillohet bujqësia dhe përhapja e saj, gjë që solli njëkohësisht edhe fillimin e shtimit të popullsisë. Përhapja e bujqësisë qe dhe është një ndërthurje e zhvendosjes së bujqve (ar- bërësve) dhe e përhapjes së njohurisë dhe mjeteve të bujqësisë.

Periudha e fundit akullnajore në Europë qe 25’000 - 13’000 vjet më parë. Nga gjetjet arkeologjike llogaritet se ringulmimi njerëzor në Europë filloi pikërisht 13’000 vjet më parë dhe u përhap me një shpejtësi prej 0.5-2 km/vit, gjë e cila ishte sa shpejtësia e tërheqjes së akujve. Populli që i ngjason më shumë evropianëve të periudhave deri në 10’000 p.e.s. apo deri në 8000 p.e.s. është populli Bask (populli Bashk i Bjeshkëve). Studimet gjenetike e pohojnë origjinën e tyre të stërlashtë. Baskët flasin një gjuhë që është tërësisht ndryshe nga gjuhët e evropianëve të tjerë; kurse ngjashmëria me Shqipen është vërejtur që 200 vjet më parë. Studimet gjenetike treguan se popullsia Baske ngjason me Hunzakët që banojnë në luginën e Hundëzës, ku takohen Afganistani, Pakistani dhe Kina, dhe flasin gjuhën Burrushaski (gjuhën e burrave). Paralel me këtë janë edhe gjetjet e mumieve 3800 vjeçare në pjesën më të largët perëndimore të Kinës përgjatë Rrugës së Mëndafshit dhe se gjenetikisht dhe sipas veshjeve është dallohen lehtë të kenë qenë të bardhë, europiane. Mendohet se ato mumie i përkasin popullit Tokarian (Tokë-are, Ar-bër), gjuha e modelit euro-indian e të cilit mendohet tashmë e zhdukur veç disa shkrimeve të ngjashme të ruajtura në një shkrim të lashtë Indian.

Gjenet, popujt dhe gjuhët

Disa gjuhëtarë mendojnë se gjuha prindërore nga e cila ka lindur një familje gjuhësh rindërtohet që të shprehë një lidhje gjenetike midis familjeve. Megjithatë, metodat e deritanishme gjuhësore nuk kanë arritur të japin një pemë të vetme për të gjitha gjuhët e botës. Gjuha është një krijim njerëzor që mbështetet edhe në kulturë edhe në biologji, sepse ajo është përfundim i përzgjedhjes natyrore që ndikoi mbi ndërtimin (anatominë) dhe punën e sistemeve të brendshme (fiziologjinë) të trupit të njeriut. Pra, ndërsa vetë gjuha është një krijim kulturor, ajo në të njëjtën kohë kërkon themele të sakta trup-ndërtuese dhe nervore. Prandaj edhe njerëzit ndryshojnë prej kafshëve pikërisht prej kulturës së tyre të pasur dhe të regjistruar. Kultura, ose e thënë ndryshe aftësia për të mësuar nga përvoja e të tjerëve, është një ndodhi e veçantë e natyrës njerëzore që përcaktohet nga shkalla e njohurisë. Prandaj tejçimi i kulturës kalon nëpër dy hapa të nevojshëm dhe së pari ajo duhet të bëhet e njohur që më pastaj të pranohet. Në këtë mënyrë romakët ndërtuan të parën kulturë politikisht të bashkuar, ndonëse ajo më vonë ajo u shkel nga pushtuesit barbarë që vinin nga Lindja.

Krahasimi i familjeve gjuhësore në botë me pemën gjenetike botërore tregoi se ato përputhen shumë mirë. Biles familjet gjuhësore të ndërlidhura shpesh drejtohen tek një themel i përbashkët gjenetik dhe popullor. Kjo shihet në Figurën 12 të librit, faqe 144, e cila përmban 38 popullata dhe 16 familje të mëdha gjuhësore. Aty vërehet se popullatat fqinje në pemën gjenetike zakonisht flasin gjuhë të së njëjtës familje. Ky fakt ndihmon që të nxirret nëpërmjet pemës gjenetike data e përafërt e origjinës së një familje gjuhësore. Kështu, shumica e familjeve gjuhësore duken se janë zhvilluar 6000-25’000 vjet më parë. Popullatat e përziera gjenetikisht priren të ruajnë vetëm një nga dy gjuhët origjinale dhe, ndonëse ka huazime fjalësh nga gjuha tjetër, ato që ruhen janë format, qëllimet dhe renditjet e fjalëve tek shprehjet dhe fjalitë (gramatika).  

Ngjashmëria ndërmjet zhvillimit biologjik dhe atij gjuhësor qëndron në faktin se ato pasqyrojnë të njëjtën histori të popullatave që ndahen apo zhvillohen në mënyrë të pavarur. Gjenet ndikojnë në njëfarë mënyre tek aftësia për të folur një gjuhë tjetër, por nga ana tjetër largësia gjuhësore e zvogëlon mundësinë e shkëmbimeve gjenetike ndërmjet popullatave të tilla. Zhvillimi gjuhësor është një lloj i veçantë i zhvillimit kulturor, ku shpejtësia e mundshme për një gjuhë të ndryshojë është shumë herë më e madhe se ajo për një gjen. Shembull për këtë është ndikimi që sjellin dyndjet dhe përzierjet e mëdha të popujve. Bie fjala, gjuha hungareze është e rrethuar nga gjuhë euro-indiane, ndërkohë ajo është gjuhe uralike. Arsyeja për këtë është dyndja në fund të shekullit IX e magjarëve uralikë dhe mbretërimi i mëpastajshëm i tyre në Hungarinë e sotme. Por meqenëse ato përbënin atëherë 30% të popullatës, tani rreth 10% e gjeneve në Hungari ngjason me ata Uralikë.  

Shembujt e zëvendësimit të gjuhës nuk janë të kufizuara vetëm në Evropë, historia e shkruar e së cilës është mjaft e hershme. Kështu bie fjala, pushtimet Ariane (Arë-janë) 4000 vjet më parë të Persisë, Pakistanit dhe Indisë përcollën gjuhët euro-indiane në hapësirat ku fliteshin gjuhët e familjes Dravidian. Fitoret dhe mizoria e luftës së Arianëve ndaj vendasve në Indi është treguar e gjallë në epikën e madhe historike të Indisë të quajtur Mahabharata, origjinali i së cilës qe shkrojtur në Sanskrit. Zëvendësimi tërësor i një gjuhe me një tjetër ndodh më me lehtësi në prani të shtypjes politike të organizatave të forta të të sapoardhurve, siç është rasti me Amerikat. Megjithatë, ka raste që gjuhë të veçanta të folura në vende fqinje mund të mbesin pothuaj të pandikuara për mijra vjet edhe sikur gjenet e fqinjëve të tyre pësojnë ndryshime të pjesshme ose madhore.

Gjenet, popujt dhe gjuhët

 

Modeli i pemës gjuhësore euro-indiane është më i studiuari, ndonëse përpjekjet për të caktuar vend-ndodhjen fillestare të saj kanë çuar në përfundime mjaft të ndryshme. Shkencëtarët arrijnë në përfundimin se përhapja e gjuhëve uuro-indiane përputhet me fillimin e përhapjes së bujqësisë  9500-10’000 vjet më parë. Nisur nga metoda shkencore dhe në kohë të ndryshme, shkencëtarët arritën në të njëjtën pemë të 63 gjuhëve euro-indiane, e cila paraqitet në Figurën 13, faqe 164, në libër. Në mënyrë të qartë shihet se gjuha Shqipe është më e vjetra dhe i përket kohës së fillimit të përhapjes së bujqësisë. Bujqësia, gjuetia dhe rritja e kafshëve ecin bashkë. Nga fjalët Ar-banas = Ar-bërës = Arbëresh duket qartë emri i vërtetë i bujqve që shqyrtohen nga shkencëtarët jo-shqiptarë. Rrjedhimisht dhe lehtësisht kuptohet se çfarë gjuhe kanë folur ato bujq, Ar-bërës, Ar-banas, të stërlashtë dhe ato para e pas tyre.

Figura 13 në libër, faqe 164, edhe një herë ripohon lidhjen ndërmjet biologjisë dhe gjuhësisë. Biles Çarls Daruini në librin e tij “Origjina e Llojeve” qe shprehur se në qoftë dihej pema biologjike e prejardhjes së grupeve njerëzore, atëherë mund të nxirrej pema përkatëse gjuhësore. Një përpjekje e tillë nuk u bë deri në vitin 1988, kur Prof. Luigji dhe shkencëtarë të tjerë vërtetuan lidhjen që ndërmjet gjeneve, popujve dhe gjuhëve vetëm pasi ato ndërlidhën të dhënat botërore të grumbulluara në gjenetikë, arkeologji dhe gjuhësi. Pikërisht mozaiku gjenetik gjuhësor i zbuluar shpreh shkëmbimet dhe pasojat e zgjerimeve të shumta që kanë ndodhur në historinë njerëzore.

Edhe pse huazimi i fjalëve të huaja ndodh sidomos nga fqinjët studimet dhe pemët gjuhësore tregojnë se një gjuhë ndryshon në një mënyrë të pavarur nga ndryshimet që ndodhin në gjuhët e tjera. Ndryshueshmëria në një gjuhë vërehet së pari në ndryshueshmërinë tingëllore dhe pohimi më i mirë për këtë është se, p.sh., në çdo vend europian apo në ShBA ka dallime në mënyrat e shqiptimit dhe theksimit të fjalëve (dialects) midis Veriut dhe Jugut, Perëndimit e Lindjes. Ndryshueshmëria vërehet edhe në pasurinë apo mungesën e tingujve edhe në praninë e fjalëve të njëjta po me kuptime të ndryshme. Studimet shkencore në lidhje me të folmet vendore treguan se nuk ka dy fjalë vendore që t’i kenë kufijtë e shtrirjes të njëjtë. Shkencëtarët e vërejnë zhvillimin gjuhësor si një shembull të zhvillimit kulturor. Prandaj ndonëse studimi i zhvillimit gjuhësor filloi në gjysmën e dytë të shekullit XIX ka akoma shumë punë për t’u bërë. Shpirti i Arbërit është i përjetshëm!

 

 

 

20 Komente

  1. .
    .

    Ah, po ju jeni karagjoza. Edhe Luixhin e bëtë Luigj. Genet e përkthyesit i përkasin Afrikës, jo Europës

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkrim interesante

      doli she Picka e Janulles ,te qelbi Temen ! O Plehra Njerezore , qe nuk mesuat njiher te komunikoni si Njerez , si Helenet e Leshte mor qelbesire , apo ti je filoHelen . Nji nder rregullat fillestare te sjelljes Njerezore eshte , te mos fusin Hundet ne Bythen e atyre gjerave ,Temave qe s'i takon . Ne X Tem apo Tematike ,hyet ,kur ke njohuri mbi Temen ne fjal dhe afron nji Fakt ose Argument -perseri referuar Temes se hedhur ktu ,e jo te hash Mut si beni ju Krimbat e Janulles ne kte Hale pa dyer e dritare ,ku qelbnji per 15-vjet me radhe ,ju Sufllaqengrenesit . Si nuk u bet Njerez more fshatare te ndyre qe perbeni nji Ndotje Mjedisi kudo cfaqeni .

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Dallohet nga mënyra e të shkruajturit dhe fakti që përdor janullën pa pikë lidhje që je një nga ata jevgjit e kosovës. Llojin tënd duhet ta e kishte zhdukur Millosheviçi që të lulëzonte shqiptarizmi siç është për të qënë.

        Përgjigjjuni
        1. s
          shqip

          Me ngadale more mik! Te perdoresh termin "jevgjjit e Kosoves" tregon se edhe zotrote nuk je shume larg atij qe ke kritikuar. Jemi te gjithe shqiptare, pjese e nje kombi te lashte qe kemi mbetur sa nje grusht. Qe te mbijetojme dhe te kemi vazhdimesi te brezeve qe do vijne, duhet te qendrojme te bashkuar, ashtu sic na e ka lene amanet edhe prijesi yne i perjetshem, Gjergjji i Madh i Kastrioteve.

          Përgjigjjuni
          1. .
            .

            Ne mund të kemi qënë një me kosovarët në të shkuarën, por nuk jemi më. Ata janë po aq të prapambetur dhe akoma më gjakprishur seç kemi qënë vetë para një shekulli. Unë e shoh se çfarë masakrash po i bëjnë gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare këta anadollakët, dhe do bien gjithmonë në sy si shqipfolës, dhe jo si shqiptarë. Nëse do ti të bëhet shqipëria, bindi kosovarët që tu përshtaten rregullave tona dhe jo anasjelltas. Por, me aq sa kam parë nga këto replikat, shpresat janë të pakëta.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Vetem per kte gjihe je i afte o jevgjit katundi ?

            ore Picka e Janulles , - lero Kosovaret ne punen e vet ,se spo ta shkedhejn janullen dhe mos bej dhjakonarin se ti e di shume mir qe un s'jam shqiptae i Kosoves por i JUGUT Jam EPIRIOT i VERIUT . Tjeter ,Kosovaret nuk te ngjajne as ty , korrak katundi ,qe s'di me lidh dy fjale , e kercen si Majmuni andej kendej , as Jevgjite Gerrqie . Ta shkerdhefshin gjithe Shqiptaret janullen e Milloshevicin si edhe e qin . Gjaprinjte e Kishes se Erresires . HIenat Antishqiptare sdo i ngrohi kurr Dielli . Ju dashka shkerdhy fara juve filoJevgeve .

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Po ngatërron epirin e veriut me veriun e epirit, se me atë mënyrë rë shkruajturi(ktu, kto ktë, a thua se je rus), me ato përfundime idiote (patronazhist, janullë, etj) vetëm një koqevar muti i bie të jesh, o gjë e trashë. Jo shqiptar që nuk je, por me ato mënd nuk do jesh në jetë të jetëve, mor çeçen islamik.

              Përgjigjjuni
            2. k
              kush je ti qe fyen Shqiptaret ktu mor t.q.rbt

              (.) _s'ke faj ti jooooooooooo ,kan Shqiptaret qe nuk ju org. e ngelen ne kuadrin e llafeve ,ngelen duke treguar se sa gangsterra jane rrugeve te Shqiperise ,duke ber Mafiozin e Droges dhe asnji nuk ndjen per kte Kombe si duhet ,si kan bere Europianet . Te krijojne Grupe Elite e pastrojne Kombin nga bijt e Bushtres Esadiste e cdo pjelle Gjaprinjesh grek bashke me prostitutat e medieve e pederastet qe ju shkerdheheni e cfryni cfar ju vjen mbare ,ne Mediet Shqiptare (kjo eshte pafytyresia e bythqimlliku prej shkerdhate te din e iman ) . Nqs nuk krijohen te tilla Elita te Gateshme ,nuk ka per t'u ber Shqiperia e shqiptaria per aq kohe ,sa ka ne shtrat gjaprinje

              Përgjigjjuni
              1. .
                .

                Me këtë mënyrë të foluri e vërtetove atë që po them. Me "ktu", "kto", "kta" shko në rusi më mirë dhe rri aty, se nuk ka vënd për ty dhe llojin tënd në këto troje. Nuk i bën nder asnjeriu prania jote dhe e njerëzve sibty shqipërisë, se s'jeni shiptarë dhe s'do jeni kurrë të tillë. Nëse do të shohësh një gjarpër, shih veten në pasqyrë, o bythëzi i ardhur.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kujdes mos mbytesh nga sufllaqis o bthq

                  ik er picka e janulles e q!u diku tjeter ,ne s'jemi ktu te pallojme kopilat e janulles . si s'ngopeni njiher mer pederasta te fqlliq ,qe late nam botes . e paske shume perzemer Te Ziun mer rropsi .Shko ne Turqi ,se ata jua din bithes se grekut

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .

                    Që je një koqevar shqipfolës këtë e sheh dhe qorri. "Shteti" yt i përket serbisë tanimë, ashtu kultura jote. Nëse nuk të pëlqen ky fakt je i lirë të vrasësh veten. Nder do i bëje botës.

                    Përgjigjjuni
        2. A
          Arbëreshi

          Shpirti i Arbërit rron!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ilirikum

            Koiçidenca! Studim shume domethenes. Qe udhehiqet nga llogjika e saktesia. Alfabeti i shqipes fillon me A, dhe nje nga fjalet qe perdoret ne abetare per te mesusr shkronjen A eshte Arra. - Po te ndahet ne rrokje jep = ar - ra - Ne shqip kemi 3 kuptime te fjales Ar. = Ar si pemë me frut per te ngrene(walnut) = Ar si toke bujqesore = Ar si metal floriri Ketu duhet te filloi te shtrohet pyetja perse njeriu i pare shqipfoles thirri A-ra dhe kush nga keto 3 fjale eshte perdorur e para, ne cfare kuptimi dhe me pas morren edhe kuptimet e tjera. - Besoj se per te gjithe shqipfolesit eshte e kuptueshme se e para eshte Ar ne kuptimin e pemes me frutat e saj, te cilat i priste te binin nga pema. Gje qe tregon se shqipja eshte folur para se te fillonte prodhimi bujqesor, qe te punohej toka Ar, e dyta ne rradhe per te mirat qe merrte nga natyra qe te mbijetonte. Dhe e treta ne rradhe vjen kuptimi Ar - floriri, qe eshte edhe sot, me ate mund te besh cdo gje ne Toke!

            Përgjigjjuni
            1. j
              jon

              Sic e pranon edhe artikulli, shumica e studimeve shkencore u bene ne shekullin e 19 dhe jane studime pafund ku pothuaj asnje s’eshte ne nje mendje. Por meqe e verteta eshte vetem 1 dmth nga keto shume studime vetem 1 eshte e vertete, apo asnje ose pjeserisht. Kejo s’vihet ne diskutim. Por sot kur cdo gje eshte e politizuar, kur PM e Zelandes se Re thote “ Ne jemi Shkenca” pra nenekupton qe popullsia duhet te degjoje vetem cfare na keshillojne politikanet. Keshtu edhe cifuti Yuval Harari qe I ka te gjithe titujt si, shkencetar, sociolog, psikolog etj etj thote” tharroje, harroje shkenca eshte vegel ne duart tona”. Me shembuj te tille mund te vazhdoj pa fund dhe ku perseri sipas parashikime shkencore bota duhet te ishte zhdukur apo do zhduket ne 10, 20 apo 50 vite nqse se djegim nafte, hame mish, s’bejme vaksine etj etj. Pra shkencen sot eshte mire ta veme ne kosh te pleherave. Por jane disa formula si te kuptohet mashtrimi. 1- Darvinizmi eshte fallcifikim. Ishte teoria me e preferuar e komunisteve, eshte edhe sot teoria me e perferuar e elites. Pra eshte teori e bazuar vetem ne anen fizike pa konsideruar anen me kryesore qe eshte ana shpirterore. Njeriu eshte qenie shpirterore prepare se fizike. 2- Nuancat moderrne jane edhe ketu. Shiko kur thone se ne 1000 vite zezaket do kene vetem 10% te gjeneve te tyre afrikane. Kejo lidhet drejtperdrejt me qellimin e asimilimit te evropianeve dhe perseri eshte fallcifikim I hapur. Ka shume mundesi qe ne 100 vitet e ardhshme , dhe kejo eshte shkencore, se zezaket mund te zhduken si rrace ne Hemisferen e Veriut, per pikerisht arsyeve te gjeneve te tyre te papershtateshme ne kete mjedis. Kejo eshte nje nga arsyeja e dyndjeve qe vazhdojne pa pushim drejt evropianeve. Nga ana tjeter dhe une jam deshmitar se psh kolonizatoret ne Afriken e Jugut shume u perzien me rracat mulate te zones se Cape Town, pra krijuan ate rrace qe quhet “ colored”. Sigurisht kejo rrace rruajti gjuhen e evropianeve por gjenet e tyre jane pothuaj 100 te rraces se tyre origjinale sot . Pra kthim mbrapa, jo perpara sic pretendojne per zezaket. Kurse gjenet evropiane u zhduken nga kejo perzierje. Ky shembull mund te spjegoje me mire se ‘’shkenca’’ kush jemi ne sot. 3- kur artikulli perfundon me nuance politike si Arbereshe e Shqiptare s’eshte e veshtire te kuptohet mashtrimi. 4- Shumica dhe me kryesorja eshte se shume ( si edhe une dikur) e shikojme apo perpiqemi te kuptojne cdo shkrim te kesaj natyre nga ato qe na pershtaten botkuptimit tone. Por e verteta eshte diku edhe eshte padiskutik ne liberin e shenje. Eshte ne Bible. Kejo sigurisht do i terboje te gjithe. Edhe shume fakte nga ky artikull - ku ceshtjet qe trajton jane te shumta - e thote hapur se zhvillimet gjuhesore, kulturore etj jane rreth 6000 mije vjecare. Por ne e dime nga Bibla me emer dhe mbiemer, me vite te numuruara sakte, se bota ( shpirterore, pra njerezore) eshte rreth 8000 mije vjecare. Nga ana tjeter asnje ska dale deri me sot - dhe sdo dale kurr deri sa te kete jete fizike ne toke- te hedhi poshte faktet e Bibles. Shkencore eshte ajo qe hedh poshte nje teori te vjeter dhe Biblen se ka hedhur poshte asnje. Pra me sakte akoma, kur vazhdojne te thone teori per prejardhjen njerezore pa permendur Biblen eshte shkencerish fallcifikim, sic eshte shkencerisht fallcifikim se maka qe vene disa ne hunde dhe goje kap viruste. Kaqe e thjeshte eshte e verteta.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nashi ,kur ka ditur gerrku ,te thoje dicka me kupt

                jon , edhe pse ke ndryshuar Maske ,perseri theksi Helenit te Leshte ,dallohet qarte . Shkruan dicka qe perseri eshte jashte cdo Studimi Shkencore si gjithmone te besh Tym jo neve shqptareve se per ne eshte tashme gjithcka e qarte ,por tymin e ben per syte e tu ,sepse s'do te shikohs te verteten qe te plaset syve . 1- Darvini me Komunizmin nuk shkojne me njera -tjetren. I pari studjoj Evolucionin e Botes i dyti ishte nji Ideollogji si c'eshte Feja e Janulles dhe ajo Islamike , Grupe Interesi qe luftojne per Pushtet . - 2- Ngaterron zhvillimin njerzore i cili eshte nji Proces i pandare nga Kafshet si ty ,e janulla brenda Kishes pra Evolucionin e e tyre , dhe ktu ,s'ka asnji lidhje me ate Shpirterore , me te cilet kafshet s'i lidh asgje . 3- Bibla eshte poashtu nji Intepretim Prandaj plasi mir syt , se ktu nuk po Flitet per Biblen as Kuranin , por per dicka tjeter ,qe ka te bej me studime shkencore ,te cilat Kisha i dogji dikur ne turen e druve siedhe na tregon Historia - Xjórdano Brunon . 4 - shko e pastro wc ew Kishesh tani laj buzet dhe falju janulles . Te ishte gjall Darvini ju kishte qit juve gerrket e leshte , si specie pa qeliza

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Rrumi

                  HAHAHAH Prralla e Dhjatës libër shkencor???!!!???!!!

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kali

                  Meqe emrin ia perkthyet Luigj, ku lutem perkthejeni te gjithe emrin ne shqip: Luigi Cavalli Sforza = Luigj Kuajt Perpjekja. Natyrisht qe duhet te jete fis me nje agronom nga Saranda qe quhej Basile Cavalli ose Vasil Kali. Sa per te tjerat, ju lutem mos thoni me se jemi populli me i lashte i botes, se na turperoni. sot per sot jemi populli me i prapambetur i Europes. Natyrisht qe per kete faqjn na e kane te huajt, ne si shqiptare nuk kemi asnje faj. Por sidoqofte ejani te ndritesohemi, siç thoshte i shkreti Naim qe u dogj per ne, e pastaj, me mendje te kthjellet, te shikojme perrallat, me falni, punet e Luigjit te Kuajve me Perpjekje e t'i ngreme atij bustin, apo momumentin aty ku e kishte Enveri

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rana e Hedhun

                    Turpi yt nuk është problemi ynë. Per te tjerat nuk do pyetesh.

                    Përgjigjjuni
                    1. v
                      vezhguesi

                      Kali-sigurisht qe jemi te prapambetur, persa kohe kemi midis nesh individe si puna juaj.

                      Përgjigjjuni
                    2. F
                      Fizika

                      Bravo Saimir! Po kjo ndermarrjre e jotja kerkon bashkpunim. Te pergezoj dhe te uroj suksese ne hulumtimet e tua!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje