Gonxhja dhe Granoff: Po i japim hov të ri siteve të trashëgimisë kulturore

15 Tetor 2025, 12:57Kulturë TEMA
Gonxhja dhe Granoff: Po i japim hov të ri siteve të

 Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, takoi sot Michael Granoff dhe përfaqësues të tjerë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) si edhe me Bordin Drejtues të Fondit “Butrint Management Foundation”.

Ministri Gonxhja u shpreh se, gjatë takimit është diskutuar mbi ecurinë shumë të mirë të projekteve të përbashkëta në fushën e trashëgimisë, turizmit dhe zhvillimit lokal.

“Shumë prej këtyre projekteve, të nisura vite më parë dhe që kishin kaluar periudha sfidash apo ngecjesh, po marrin sot hov të ri falë bashkëpunimit të ngushtë dhe vizionit të përbashkët për ta çuar përpara transformimin e qëndrueshëm të siteve kulturore dhe destinacioneve turistike”, tha kreu i MTKS-së, Blendi Gonxhja.

Ministri shtoi se, bashkimi i turizmit, kulturës dhe sportit po krijon një sinergji të re zhvillimi, ku idetë e hershme po kthehen në projekte konkrete që gjallërojnë komunitetet, ruajnë trashëgiminë tonë dhe e shndërrojnë atë në një burim të qëndrueshëm vlerash për vendin. /atsh/

Lini një Përgjigje