“Edi Rama – Neuroestetika e një artisti” titullohet monografia shkencore e autorit Oltsen Gripshi, e cila u promovua sot në Akademinë e Shkencave.
Kjo monografi sjell për herë të parë një qasje studimore ku ndërthuret neuroshkenca dhe estetika në art.
Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vasil Tole në fjalën e tij theksoi se “para pak ditësh më 9 tetor 2025 në një takim ndërkombëtar të mbajtur në Tiranë, takim që s’kishte lidhje me artin, Rama përsëriti në mënyrën më të qartë dhe në formën më të pastër të mundshme se cili është ai në thelb. Po i citoj fjalët e tij: “Unë nuk jam gjeneral dhe dhe as ekspert kibernetik. I vetmi në qeverinë time pa një doktoraturë, jam thjesht një artist”. Pak më përpara se kjo, në një intervistë të një medie italiane ai pohonte se, krijimet e tij janë të gjitha vizatime instinktive”.
Duke folur mbi monografinë, Tole tha se “autori arrin të qartësojë çështjen kryesore që njeriu si artist është i përbërë nga një trup i vetëm, ku lidhja e krijimtarisë së tij artistike frymon përmes fenomeneve psikomotorike të përbëra nga mendimet, përfytyrimet, mendimet dhe ndjenjat”.
“Gripshi ka një meritë të veçantë sepse synon zbulimin e aktit të pikturimit të Ramës, përmes përvojave estetike në nivelin neurologjik. Si e tillë kjo qasje vjen për herë të parë në fushat e studimeve mbi artet pamore shqiptare. Ai e ka parë atë si një shembull unik, do të thosha për të shpjeguar dhe kuptuar proceset e drejtpërdrejta të krijimit përmes neuroshkencës. Studiuesi e ka parë pikturën e Ramës si një materie ekzistencialiste pararendëse të imagjinatës dhe këtë përkufizim arrin duke iu afruar fenomeneve që studion kjo nën disiplinën e estetikës së aplikuar”, theksoi Tole.
Autori i kësaj monografie, Oltsen Gripshi tregoi se kjo monografi ka nisur prej kohësh e pjekur në aspektin profesional dhe për të qëmtuar dhe hulumtuar një përmasë tepër të veçantë sikundër është ajo e artistit Edi Rama.
Ai tha se ka nisur punimin 20 vite më parë kur ishte student në Akademinë e Arteve të Veronës në një orë leksioni të kronomatologjisë, ndërkohë që profesori shpjegonte për një artist përtej Adriatikut, duke thënë se kishte ndryshuar imazhin e qytetit të tij, dhe ky qytet ishte kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. /atsh/
“Asokohe artisti ishte ministër i Kulturës dhe sapo dola nga auditori i leksionit fillova të kërkoja dhe kuptoja se cili ishte ky artist sepse unë jam larguar në moshën 17-vjeçare nga Shqipëria dhe nuk isha shumë i thelluar në njohjen historisë së artit dhe të artistëve shqiptarë të asaj kohe. Por pak nga pak, vit pas vit kam hulumtuar, gjurmuar dhe ndjekur të gjithë ekspozitat që Edi Rama ka hapur në Evropë përveç se në SHBA. Kjo ka qenë pikënisje për këtë monografi shkencore kushtuar tërësisht krijimtarisë së tij aspak në aspektin politik sepse është krijimtari që duhet vlerësuar”, theksoi Gripshi.
Gripshi u shpreh se “ajo që kam kuptuar e zbuluar ka të bëjë me gjuhën, përmasën dhe qasjen e re që e ka rinovuar dhe përditësuar gjuhën e artit pamor në Shqipëri”.
“Gjuha me të cilën artisti Rama komunikon me publikun, e konsideruar nga ky studim që unë kam shkruar, ka të bëjë me ekspresionizmin postmodern sepse është një pikturë që gërsheton gjithë ato lëme të shkencës, të paktën neuroestetika është ajo që e përshfaq më mirë dhe më qartë atë mënyrën se si ai interpreton të vërtetën e tij atë që e rrethon në të përditshmen”, shtoi autori.
Ndërsa kritiku Josif Papagjoni gjykoi se në pikturën e Edi Ramës është një modelim i ri i pikturës shqiptare.
haha laviret e akademise shkencore. sa poshte bien me keto servilizma.
Shqiptaret spiunë vullnetarë të lindur i kanë thurur këngë edhe koçi zozes dhe mehmet shehut, pa llogaritur e.hoxhën,kur ishin ne pushtet pa pagesë,imagjinoni çfarë mund të bëjnë dhe si mund të zvarrisen me servilizma me pak shresë pagese.
Gagagaggaahhaahahhahahhahahahahahahhahahhahahhaahahahahhahahahahahahhahhahahhahah. Dmth, arritem ne kete pike. Oh sa i semure dhe ne delir qe eshte KM-ja. Tmerr i zi. Hahahaahahhahhahahah. Dmth, bejme vepra per liderin - qija motren. Kaq.