Rasti i Ambasadorit të Shqipërisë ne Austri dhe artistit Fate Velaj, për mediat austriake konsiderohet një shembull mbresëlënës i integrimit të suksesshëm në diplomaci dhe në art.
Pas promovimit mbreslënës të romanit "Kreuztanne" me autor diplomatin dhe shkrimtarin Fate Velaj, mediat austriake vazhdojnë pa ndërprerje të raportojnë mbi suksesin e këtij botimi dhe promovimi. Jo vetëm në televizionet qendrore si ORF, Radion Ö1, gazeta dhe media të tjera, sot, gazeta "Niederësterreichische Nachrichten", i ka kushtuar një artikull të gjatë ku nën titullin e saj kryesor, shkruhet: "Promovimi i librit të Ambasadorit Velaj, u kthye në një takim ndërkombëtar”. Më tej gazeta vazhdon: "Një mbrëmje plot me emocione, letërsi dhe diplomaci: Ambasadori shqiptar Fate Velaj u rikthye për të promovuar romanin e tij "Kreuztanne" në vendin ku dikur, kishte trokitur për një jetë të re në Austri.
Salla “Kammgarn” në Traiskirchen ishte e mbushur plot e përplot dhe nuk kishte asnjë vend bosh".
Bashkia e qyretit kishte ftuar shumë personalitete në këtë ngjarje të veçantë kulturore "Ambasadori shqiptar Fate Velaj u rikthye në vendin ku kishte filluar historia e tij personale në Austri, vazhon artikulli, pikërisht në qendrën e pritjes së refugjatëve në Traiskirchen.
"Velaj, dikur vetë emigrant, lexoi nga romani i tij autobiografik “Kreuztanne”, nënvizon artikulli në fjalë. Mbrëmja sipas gazetës "Niederësterreichische Nachrichten", u hap nga kryetarja e Bashkisë Sabrina Divoky si dhe Zëvendkancelari austriak Andreas Babler, njëkohësisht, ministër i kulturës.
"Ishte një mbrëmje takimesh dhe kujtimesh. Leximi u kthye në një ngjarje ndërkombëtare ku ambasador nga 26 vende morën pjesë – kaq shumë kombe njëkohësisht, nuk ishin parë kurrë më parë në sallën “Kammgarn”.
Mbrëmja u zhvillua në frymën e kulturës, shkëmbimit të mendimeve dhe ideve si dhe integrimit" thekson gazeta.
Sipas arfikullit, Fate Velaj është një shembull mbresëlënës i integrimit të suksesshëm: nga emigrant dhe punëtor fabrike në Austrinë e Poshtme, ai u bë një artist i njohur ndërkombëtarisht dhe sot është ambasador i vendit të tij".
Pas leximit, Velaj mori kohë për nënshkrime librash dhe biseda personale me të pranishmit. Në pritjen që pasoi, mysafirët nga e gjithë bota, shfrytëzuan mundësinë për të shkëmbyer përvoja e ide, përfundon artikulli i gazetes austriake "Niederësterreichische Nachrichten".
E.S.
Lini një Përgjigje