Si në çdo vepër të tij artisti i mirënjohur, Pashk Përvathi shpalos me mjeshtëri pasionin për kulturën shqiptare, duke përdorur tonalitete të fuqishme dhe motive folklorike që përçojnë ngrohtësinë dhe thellësinë e identitetit tonë.
Edhe në kompozimin më lart, ai rikthen në kanavacë bukurinë e veshjeve dhe simbolikën që karakterizon traditat e popullit shqiptar.
Pashk Pervathi është një artist i njohur për pasionin e tij të thellë për peisazhet, veçanërisht ato që paraqesin natyrën e bukur të Shqipërisë.
Shqipëria, me malet e saj të larta, lumenjtë, kodrinat e bukura dhe detet me ujë të kristaltë, ka qenë gjithmonë motivi kryesor për artistin.
Pashk Përvathi, i lindur më 27 shkurt 1958 në Manati të Lezhës, është një piktor shqiptar me një karrierë të shquar. Që në fëmijëri, ai zhvilloi një pasion të fortë për pikturën.
Në moshën 21-vjeçare debutoi në Ekspozitën Kombëtare të vitit 1979 me veprën "Vjeshtë në Manati".
Në vitin 1983, ai çeli ekspozitën e tij të parë vetjake dhe më vonë studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë për Pikturë Monumentale.
Pas diplomimit, Përvathi ka marrë pjesë në shumë ekspozita personale dhe grupore në Shqipëri dhe jashtë saj. Veprat e tij gjenden në koleksione private në Evropë, Amerikë dhe Azi, si dhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Për talentin e tij, ai është nderuar me disa çmime, duke përfshirë "Naim Frashëri i Artë", çmimin "Abdurahim Buza" në pikturë në vitin 2010, dhe çmimin "KULT" për Artin Pamor në vitin 2011.
Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri "MJESHTËR I MADH".
Lini një Përgjigje