Gonxhja: Hapësira të reja krijimtarie në çdo cep të vendit

21 Maj 2025, 18:11Kulturë TEMA
Gonxhja: Hapësira të reja krijimtarie në çdo cep të

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja renditi, në një postim në rrjetet sociale, të gjitha aktivitetet kulturore që do të zhvillohen deri më 31 maj.

Në 10-ditëshin e fundit të muajit maj, aktivitetet pritet të jenë të shumta e të shumëllojshme.

“Nga Tirana në Prespë, nga Shkodra në Gjirokastër, festivale, ekspozita, teatër, muzikë, poezi dhe workshope ndërthuren në një kalendar që sjell në skenë energjinë e pavarur artistike shqiptare” shkroi ministri Gonxhja.

Ky itinerar kulturor, me hapësira të reja krijimtarie në çdo cep të vendit, mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Mes aktiviteteve të shumta veçojmë Festivalin “The Cloud”, festivalin e muzikës klasike ‘GjiroClassica’, ekspozitë pikture në Pogradec, festivali ndërkombëtar i folklorit në Vlorë, si dhe aktivitete të tjera në Prespë, Shkodër e Tiranë. /atsh/

Lini një Përgjigje