Gonxhja: Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, hapësirë e re arti për të mirëpritur vizitorë e artistë nga bota (VIDEO)

11 Gusht 2025, 10:51Kulturë TEMA
Gonxhja: Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, hapësirë e re

Punimet në kantierin e Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura po ecin me ritme të shpejta.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se dita-ditës po merr formë një hapësirë e re arti që do t’i shtojë kryeqytetit një dimension bashkëkohor kulturor.

“Muzeu i ardhshëm Kombëtar i Arteve të Bukura do të ketë hapësira të zgjeruara për ekspozita, kushte të avancuara për ruajtjen e veprave, laborator modern restaurimi dhe teknologji sipas standardeve ndërkombëtare, gjithçka për të mirëpritur vizitorë, kuratorë dhe artistë nga mbarë bota”, deklaron ministri.

Projekti përfshin gjithashtu aksesueshmërinë me dy hyrje të reja, sistem sigurie të avancuar, shkallë emergjence dhe sisteme “HVAC” për ruajtjen e veprave në kushte optimale.

Ky transformim synon të shndërrojë muzeun në një qendër bashkëkohore për artin dhe kulturën në Shqipëri.

Rikonstruksioni i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura nisi në fund të vitit 2021, për shkak të dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i fortë që goditi vendin nëntorin e 2019-ës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)

1 Komente

  1. T
    Trebeshina

    Nuk di se cfare eshte menduar , por mendoj se fasada e jashtme duhet ndryshuar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje