Automotive Fair Albania, eventi më i madh për të apasionuarit pas makinave hapi siparin dje në sheshin “Nënë Tereza” dhe sheshin “Italia” në Tiranë.
Në fjalën e mbajtur në këtë event, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja solli në vëmendje disa prej sfidave me të cilat përballet vendi përballë rritjes së numrit të automjeteve.
Gonxhja theksoi se viti 2024 u përmbyll me 960 mijë mjete rrugore në përdorim, ose 115% më shumë se viti 2013.
“Janë 513 mijë mjete më shumë se viti 2013. Sot jemi me 400 mjete për 1 mijë banorë dhe me një rritje prej 320% të vlerës mesatare për mjet krahasuar me vitin 2013. Në vitin 2013 një mjet blihej me 2300 euro ndërsa sot blihet me 9600 euro, ose sa katërfishi”, tha Gonxhja.
Kjo sipas tij, tregon për forcë ekonomike, mirëqenie dhe zhvillim.
Por nga ana tjetër, kjo sipas ministrit, sjell përpara edhe një sfidë gjithmonë e më të madhe për menaxhimin e trafikut.
Për këtë arsye, Gonxhja theksoi se në rend të parë duhet vënë transporti publik.
“Do të kemi reforma shumë të thella së shpejti dhe po punojmë shumë fort që të përballojmë edhe një sfidë tjetër që kemi. Me bumin turistik kemi mbi 500 mijë mjete me targa të huaja gjatë vitit, pra arrijmë në gati 1,5 milionë mjete që qarkullojnë në Shqipëri gjatë një viti”, shtoi ai.
Ndaj sipas, tij po investohet fort në hekurudha dhe linja transporti ndërqytetase dhe me rajonin.
“Kemi projektin e hekurudhës që bashkon Tiranën me Shkodrës dhe më tej me Prishtinën dhe po punohet për rigjenerimin e linjave hekurudhore”, tha ai.
Gonxhja theksoi po ashtu se “presim që të hapim industrinë tonë automotive për prodhimin e automobilëve”.
“Bëhet fjalë për montimin e autobusëve në atë që së shpejti do të jetë industria jonë automotive si në Uzinën e Autotraktorit në Tiranë, ku do të zhvillojmë një projekt me Ministrinë e Mbrojtjes për industrinë ushtarake dhe civile. Duam që këto mjete që do të investojmë nga buxheti i shtetit t’i kemi nga këto fabrika. Ky fenomen ndodh në disa vende të rajonit dhe duam që sa më shumë nga buxheti ynë të mbetet në Shqipëri dhe prodhimi ynë të jetë i mjaftueshëm për ne dhe për eksport”, shtoi ai.
“Automotive Fair Albania” është një event sportiv që vjen me aktivitete risi për promovimin e mëtejshëm të transportit të gjelbër, lëvizshmërinë e sigurt dhe argëtimin.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të zhvillohen minigara, parada dhe shfaqje automotive, ekspozime mjetesh me interes të lartë historik RETRO dhe nuk do të mungojnë aktivitetet edukative për të gjitha grupmoshat.
Shpellari plaku non grada antishqiptare Bisturia e Sllobos fatkeqesi kombetare. Shkaterroi industri dhe ushtri, arsim dhe shendetesi etj..etj.ky hale shpellare duhet dhjere nga scipetare dhe te izolohet perjetesisht ne halete e burgjeve ky mut plak shpellare gamor antishqiptare..