Tuma 700-vjeçare po bëhet gati për të pritur vizitorët e sezonit të ri turistik

27 Mars 2025, 18:08Kulturë TEMA
Tuma 700-vjeçare po bëhet gati për të pritur

Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë po kryejnë punime në objektin Tuma e Kamenicës, një prej destinacioneve më të vizituara në qytetin e Korçës.

DRTK Korçë i konsideron këto punime si një hap të rëndësishëm për ruajtjen dhe promovimin e këtij siti duke e bërë atë sa më të aksesueshëm për vizitorët që edhe për këtë sezon pritet të jenë të shumtë.

Tuma e Kamenicës gjendet rreth 15 km larg Korçës dhe konsiderohet si një ndër sitet arkeologjike më të rëndësishme në Ballkan. Siti po i nënshtrohet punimeve të mirëmbajtjes për të garantuar ruajtjen e kësaj trashëgimie për brezat e ardhshëm.

Ndërhyrjet konsistojnë në: Zëvendësim dhe restaurim të gardhit; Restaurimin e portës hyrëse dhe të ambienteve ndihmëse; Restaurim të pergolatës; Pastrim të sitit arkeologjik nga bimësia.

Në këtë vendvarrim prehistorik janë evidentuar varre, skelete kockore, objekte arkeologjike si qeramikë, armë, stoli prej bronzi, hekuri, argjendi, ari, qelibari dhe kocke. Kjo tumë është më e madhja e gjetur jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan. Varret më të hershëm të saj i përkasin periudhës së Bronzit të Vonë, rreth shek. XII para Krishtit. Kjo tumë ka një histori gati 700-vjeçare.

 

3 Komente

  1. L
    Labi

    Nsdoshta duhej shkruar 7.000 vjeçare, sepse 700 vjet më parë ishte Mesjetë dhe jo prehistori..

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      po c'pret nga keta analfabete funksionale?

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lini

      7000 vjeçare o gjoja gazetarrr.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje