Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi sot një takim me përfaqësues të Zyrës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja e cilësoi UNDP, një partner të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve me impakt afatgjatë për turizmin, kulturën dhe sportin në vend.
Gonxhja u shpreh se “ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të çuar më tej bashkëpunimin tonë dhe për të identifikuar iniciativa të reja, ku ekspertiza ndërkombëtare dhe mbështetja teknike e UNDP mund të kontribuojë drejtpërdrejt në rezultate të prekshme dhe në forcimin e kapaciteteve institucionale të vendit”.
A.K./TemA
Uuaa çfarë lajmi koti. UNDP Shqipëria ështlë një nga organizatat më të korruptuara në Shqipëri, po kështu Banka Botërore etj etj. Shteti duhet ti kontrollojë këto organizata see parat vijn në emër të Shqipëris dhe i vjedhin të gjithë, stafi brenda dhe stafet e projekteve. Kërkojini UNDP të rreshtoj projektet që kanë sjell përmirësime dhe zhvillim në një element të jetës se popullit tonë po një të paktën. ZERO. Shikoni procedurat e prokurimeve që bëhen nga Banka Botërore dhe UNDP.