PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë bregliqeni"- Peizazh shumëngjyrësh nga Agim Dervishi

6 Dhjetor 2025, 15:36Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS: "Vjeshtë bregliqeni"- Peizazh

Në veprën më lart, Agim Dervishi shfaq një breg lumi në ngjyrat e ngrohta të stinës së vjeshtës, ku pemët janë të mbushura me gjethe portokalli, të kuqe dhe të verdha.

Uji i qetë që reflekton dritën e diellit dhe ngjyrat e pemëve. Në këtë peizazh duket një atmosferë e ngrohtë vjeshte duke tërhequr vëmendjen drejt bukurisë natyrore.

Piktori Agim Dervishi dallohet për gjetjet artistike, jo vetëm në kombinime ngjyrash dhe peisazhet e mrekullueshme që realizon në natyrë, por edhe në imazhe nga evente të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.

Artisti i mirënjohur i panelit nga Mati, Agim Dervishi hapi vetëm pak kohë më parë në Tiranë ekspozitën e tij vetjake me piktura.

E veçanta e ekspozitës, përveç cilësisë artistike, është se subjekti është natyra, peizazhi.

Duke shëtitur nëpër natyrën shqiptare, piktori ka marrë më të mirën e mundëshme nga ajo, duke e ri-ngjallur sërish përmes penelit, dhe duke e përjetësuar atë.

Kushdo që është adhurues i natyrës dhe veçanërisht peizazhit, sheh përmes pikturave të artisitit Agim Dervishi pjesë të pasionit dhe frymëzimit për gjithçka duam të shohim. /mapo/

Lini një Përgjigje