LIBRI I DITËS: "Kopshtari dhe Vdekja"- Flet për vdekjen e një babai... të krijon zbrazëti të madhe, por edhe të pasuron dhe të jep shpresë

6 Dhjetor 2025, 11:35Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Kopshtari dhe Vdekja"-  Flet për vdekjen e

Im atë ishte kopshtar. Tani është kopsht.

Një bir rrëfen pranë shtratit të babait të tij, me butësi dhe perkushtim, deri në mëngjesin e fundit dimëror.

1 ati, një nga ata duhanpirësit e trishtuar të lindur pas Luftës së Dytë Botërore në Bullgari, jetoi si rebel pa kauzë, me një ndjenjë të hollë vetironie. Nga një oborr i zbrazët fshati, ai krijoi një kopsht që fillimisht e shpëtoi, pastaj e vrau. Aty mbetën trëndafilat dhe qershitë, bozhuret dhe patatet, dhe historitë që s'kanë fund. Por, pa të, e shkuara e të birit fillon të çahet ngadalë, sepse fundi i etërve tanë është fundi i një bore.

"Ky është një libër i trishtuar dhe i bukur. Flet për vdekjen e një babai... të krijon zbrazēti të madhe, por edhe të pasuron dhe të jep shpresë."

Rose Goldsmith, European Literature Network

"Etërit... janë pak të përfaqësuar në letërsi. Krahas nënave, është më e vështirë të shkruhet për baballarët, të cilët janë hije, misteriozë, ndonjëherë frikësues, shpesh të munguar.... Gospodinovi ka krijuar një vepër jetike."

"Kopshti ishte jetë tjetër e tij e mundshme... një meditim për kuptimin e babait dhe për faktin se fëmijëria mbaron me vdekjen e prindërve."

"Romani eksploron jetën dhe vdekjen e babait përmes kopshtit, një metafore për rezistencën ndaj vdekjes, për rilindjen dhe transmetimin ndër breza." Le Monde.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA MAPO.AL

TITULLI: "Kopshtari dhe Vdekja"

AUTORI: Georgi Gospodinov 

PËRKTHEU NË SHQIP: Milena Selimi

Lini një Përgjigje