'Shqipëria në periudhën bizantine'/ Ngjarja kulturore që bëri bashkë rreth 40 studiues

5 Dhjetor 2025, 19:50Kulturë TEMA
'Shqipëria në periudhën bizantine'/ Ngjarja kulturore

“Shqipëria në Periudhën Bizantine”, një ngjarje akademike e përmasave të veçanta mblodhi në Tiranë mbi 40 studiues vendas e të huaj, me synimin për të hedhur dritë mbi një ndër periudhat më të rëndësishme, por më pak të studiuara të historisë shqiptare. Kreu i kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi nënvizoi rolin e trojeve shqiptare si urë lidhëse mes Lindjes dhe Perëndimit.

“Trashëgimia bizantine në Shqipëri nga monumentet, ikonat, kodikët, deri te tradita muzikore  dëshmon një vazhdimësi të fortë qytetërimi. Kjo konferencë për nga natyra është një qasje shumëdimensionale shkencore ku ndërthuren disiplina të ndryshme si: historia, arkeologjia, arti, arkitektura, paleografia dhe epigrafia, kultura shpirtërore dhe jurisprudenca bizantine. Në këtë mjedis shkencor multidisiplinar studiues nga më të mirët, vendës dhe të huaj, do të bëjnë përpjekje që të rindërtojnë tablonë e përgjithshme të botës shqiptare në universin bizantin përmes analizave, prurjeve e përfundimeve origjinale dhe qasjeve të reja metodologjike.”, tha Gjinushi.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, foli për rolin e kishës ortodokse në ruajtjen e trashëgimisë shpirtërore ndër shekuj.

“Kisha në hapësirën shqiptare ka qenë historikisht një urë ndërmjet lindjes dhe perëndimit, ndërmjet së kaluarës dhe të tashmes, e ndërmjet besimit dhe kulturës. Kodikët tanë të lashtë, afreskët tona bizantine, manastiret tona mijëvjeçare. Të gjitha këto dëshmojnë për një vazhdimësi të pandërprerë shpirtërore që i kapërcen ndryshimet politike.”, tha imzot Joani.

Punimet shkencore trajtuan tema që nga roli strategjik i Durrësit, përhapja e hershme e krishtërimit, zhvillimi i peshkopatave, deri te tradita e pasur e shkrimit të kodikëve në Berat, Vlorë e qendra të tjera. Të pranishmit theksuan kontributin e familjeve fisnike shqiptare, si Muzakajt, Topiajt dhe Arianitët, në ruajtjen e trashëgimisë bizantine, si dhe vazhdimësinë e kulturës kishtare edhe gjatë periudhave të vështira historike. Konferenca pritet të pasurojë studimet shqiptare për periudhën bizantine dhe të forcojë rolin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të kërkimit shkencor.

Historiani Pëllumb Xhufi foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë bizantine në shekujt VI-XI. Ai hodhi dritë mbi vijimësinë etnike dhe kulturore të shqiptarëve atyre shekujve, një periudhë që shpesh, sipas tij, është interpretuar gabimisht si “epokë e errët”. Ai theksoi se burimet antike dhe bizantine e përmendin vazhdimisht popullsinë e Arbërit, ndërsa solli në vëmendje një burim edhe më të hershëm, nga autori romak Kolumela në shekullin e parë, ku Arbërit përmenden mes popujve të lashtë të Mesdheut, çka sipas tij dëshmon rolin e tyre të hershëm dhe të qëndrueshëm në rajon.

Sipas tij, vetë autorët bizantinë shpesh i përdorin termat “Ilirë” dhe “Arbër” si sinonime.

“Të gjithë e njohin ekzistencën e Arbërve dhe shpesh i barazojnë me Ilirët. Kjo tregon qartë se nuk ka shkëputje historike. Ilirët e burimeve të vonshme janë arbërorët e mesjetës.”

Xhufi shtoi se kërkimet e ardhshme do të sjellin të dhëna të reja që do ta bëjnë edhe më të dukshme vijimësinë iliro–arbërore. Konferenca ndërkombëtare, e para e këtij lloji në Shqipëri, do të shoqërohet edhe me çeljen e ekspozitës së kodikëve bizantinë dhe pasbizantinë mbrëmjen e sotme, një koncert të muzikës bizantine dhe prezantime të monumenteve në formë posterash shkencorë, duke u shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kombëtare që promovon trashëgiminë historike të shqiptarëve. A.K./TemA

5 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    Turkoshaket Xhuf,Gjinush Iskander apo edhe "Arkiepiskopi" shiit Pellush qenkan pasardhes te ilireve a arberorve te mesjetes!? O Zot cfare tjeter do te na shohen site.... gezuar ramazonin!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Kryepeshkopi Joan vertet eshte me prejardhje bektashi por ne menyre te lire , pa u ndikuar dhe detyruar nga askush zgjodhi te konvertohej ne te krishtere ortodoks. Ne menyre krejt te lire dhe me vullnetin e tyre , ka edhe raste sot kur te krishtere konvertohen ne islam. Sot askush nuk te detyron forcerisht per kete. Por c'ka ndodhur ne te kaluaren ? Interesante eshte qe ne Ungjill permendet perhapja e krishterimit nga apostujt deri ne Iliri !! Por duhet pranuar qe konvertimet ne islam ne Arberi u bene forcerisht me detyrim nga pushtuesit osmane.Prandaj edhe Skenderbeu nderohet nga Evropa vec te tjerash edhe si mbrojtes i krishterimit !!! Gjithsesi respekt per besimin e lire te cdo njeriu , i krishtere apo mysliman !!!

      Përgjigjjuni
    2. l
      larg erresires turko-arabe

      Duan apo nuk duan, po shkon haka tek i zoti: Tek Shqiperia europiane kristiane e Gjergj Kastriotit.larg

      Përgjigjjuni
      1. J
        Janina kryeqytet i Shqiperise Etnike

        Pallavra. Në mesjetë ajo çka kishte ngelur nga perandoria romake e lindjes, vërtitej rreth mureve të Kostandinopojës, deri sa kryqëzata e fundit e kryqëtarve dhe më pas fshesa otomane e kthyen në rrënojë dhe kaurrë osmanllinj. Gjithçka në " Greqinë" e sotme dominohej herë nga dyndjet barbare, herë nga dyndjet sllave, herë nga principatat shqiptare, herë nga mbretëria e serbëve, herë nga mbretëria bullgare, herë nga pashallëqet shqiptare dhe perandoria Osmane,.deri sa kësaj të fundit i ranë brekët dhe Perëndimi për të shkuar ideologjinë e demokracisë dhe për të pasur Mesdheun liqen të vetin, sajoi kombin dhe shtetin grek me shqiptarë, vlleh, turq dhe sllavë nën diktaturën e jatollahëve osmanë neobizantinë. Prandaj në mijëra vjet nuk egziston një luftë e.vetme greke nga koha e Aleksandrit. Një luftë e vetme greke në 500 vjet otomanizëm. Edhe mos bindjet shqiptaro arvanitase të frymëzuara nga Aqif Pashë Tepelena, i shitën për revolucion grek. "Kombi" i vetëm në historinë e planetit që deri në shekullin e 18, nuk e dinte se ishte grek. Ja thanë iluministët europianë. Një tallje trapi nga më të mëdhatë e historisë. Të shohim sa do të jenë grekë kur perëndimit ti bien brekët dhe takati për t'i mbajtur me gënjeshtra, borxhe, miljarda, armë, turistë dhe diktaturë " demokratike". E vetmja gjë që ja vlen të thuhet është që jo më kot aty ku është sot Greqia e Perëndimit në mijëra vjet ka qenë dhe mbetet varreza e çdo perandorie, ndërsa ne shqiptarët në mijëra vjet kemi parë sajesa antihistorike, ( Jugosllavia, Çekosllovakia dhe "Greqia") mbretëri, perandori dhe superfuqi të thyejnë qafën, për të parë me durim edhe fundin e dominimit të perëndimit bashkë me sajesën e tij Alla frankeshtajn të jatollahëve osmanë neobizantinë

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ambulanti

          Paska ra historia bizantine per tu diskutuar nga miku dhe shoku i Zani Caushit ,Skender Gjinushi. Fundi botes.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje