Hamami i Shkodrës, trashëgimi e veçantë kulturore...

18 Janar 2025, 14:33Kulturë TEMA
Hamami i Shkodrës, trashëgimi e veçantë kulturore...

Hamami i qytetit të Shkodrës, fare pranë qendrës së tij, është një banjo publike (nga ku merr emrin Banja e Vogel) e ngritur në vitin 1793 nga Mehmet Pashë Bushatlliu, me skemë të plotë funksionale.

Pjesa kryesore është ajo me kupolë, që përbëhet nga mjedisi i zhveshjes, ai i djersitjes, nga dy të tjera për larje, si dhe depozita e ujit, nën të cilën është vendosur furra.

Hamami i Shkodrës, pasuri e jetës sociale shpirtërore të komunitetit tonë, që ka ndikuar së tepërmi edhe në jetën dhe traditat e ndryshme lokale.

Një trashëgimi me vete për Qytetin e Veriut ai mbetet një trashëgimi sa materiale dhe shpirtërore për të gjithë banoret e lagjes Parrucë. A.K./TemA

2 Komente

  1. V
    Vetem ne Shqiperi ndodh

    Ajo ne dhimokraci u kthye ne germadhe jo ne trashegimi kulturore

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arta

      Shkodranët kanë çfarë të ruajnë se sa ketë mbeturinë qe ua kujton pushtuesin 5 shekullor osman turk, qe gati na e humbi farën. Çdo gjë nga ajo perandori është antishqiptare, skeni pse ta ruani as të shkruani.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje