"Kur më futën në burg, së pari e kisha me tepri atë që më kishte munguar gjithmonë: kohën. Isha bërë 26 vjeç pa u ngopur një herë me gjumë, pa u kënaqur me asgjë… Tani, përveç andrallës së madhe, s’kisha halle të tjera. As bukën për të fituar, as probleme të familjes për të zgjidhur. Do të gdhija e të ngrysja mijëra, në mos dhjetëra mijëra ditë me durimin e pikës së ujit që shpon gurin… S’mbetet vetëm një rrugë: studimi”
Pjetër Arbnori, Shkëputur nga letra dërguar mbesës.
Kujtojmë me nderim në 90 vjetorin e lindjes, shkrimtarin Pjetër Arbnori. Vepra e tij është një vlerë në tablonë e gjërë të letërsisë së burgut.
E nëse Kadarenë, e udhëhoqi drejt lirisë letërsia, për Arbnorin, thotë Giuseppe Gradilone, ndodhi e kundërta. “I shkroi romanet dhe i ruajti në kapakë fjalorësh në burg. Kur shkroi ‘Shtëpinë e mbetur përgjysmë’, ia gjetën. Një hetues, i thoshte se ‘ne ta kuptojmë nëntekstin dhe alegorinë. E kuptojmë se me kë tallesh. Do të t’i djegim veprat’. ‘Ju mund t’i digjni, kjo është puna juej. Puna ime është me shkrujt, prapë. Të shohim kush do lodhet i pari”, pati shqiptuar Arbnori.
Vepra e tij është një pasuri për kulturën shqiptare."- shkruan QKLL në rrjete. A.K./TemA
Lini një Përgjigje