Historia e një vajze polake, Helena Kadare prezanton librin "Një Grua e Lirë"

15 Nëntor 2025, 17:33Kulturë TEMA
Historia e një vajze polake, Helena Kadare prezanton librin "Një

Helena Kadare prezantoi librin e saj të ri, “Një Grua e Lirë”, një vëllim që kombinon kujtime, ndjenja dhe reflektime personale.

Teksa flet për librin, Kadare thotë se nuk ka qenë një grua e lirë, ndonëse personazhi i veprës është një vajzë polake.

“Nuk kam qenë fëmija i lirë, më ka penguar sistemi, por edhe koha. Megjithatë, gjithmonë kam qenë e përkushtuar të ndihmoja Kadarenë; të gjithë librat e tij kanë kaluar në duart e mia”. thotë Helena Kadare.

Ajo tregon se ka botuar dy vëllime para demokracisë, por kur i ka rilexuar, 70% e tyre nuk i kanë pëlqyer.

“Kisha botuar dy vëllime në kohën para demokracisë, kur i lexova 70% të tyre nuk më pëlqyen. Pjesën tjetër e kam shtuar këtë vitin e fundit. Jam tema të ndryshme që kanë ndodhur kur kam udhëtuar vitin e fundit, cfarë kam parë, janë kaq shumë tema që kam dashur ti shkruaj sa nuk arrita ti bëj dot sepse nuk kisha një gjendje shpirtërore shumë të mirë. Një grua e lirë është ajo që bën çfarë ka dëshirë dhe nuk është e imponuar nga dikush tjetër. Për mua kjo ka qenë një sfidë, sidomos kur shikoja se Ismaili nuk e pëlqente diçka, e zhdukja atë menjëherë nga teksti,” rrëfen Helena Kadare, duke hedhur dritë mbi procesin e saj krijues.

Protagonistja e tregimit “Gruaja e lirë” është një vajzë polake që autorja e ka takuar në Francë dhe është njohur me historinë e jetës së saj, një histori që padyshim e ka ngacmuar shkrimtaren.

Një detaj që të ngacmon është që ajo e zhvesh veten përpara lexuesit si Helena dhe jo si bashkëshortja e Ismail Kadares, e për këtë bie në mendime.

“Ismaili nuk ka qenë kur kam bërë tregimet e fundit dhe kjo ka qenë një lloj lirie, sepse gjithmonë kisha frikën se çfarë do të mendojë ai, kur e shikoja që lëvizte fytyrën me pakënaqësi, e zhdukja në moment tekstin”, thotë ajo.

7 Komente

  1. L
    Lexuesi i juaj

    Zonja Kadare, ju dhe burri i juaj, jeni vlerësuar, nga pushteti, politika e kohës së diktaturës dhe lexuesët, për shkrimet tuaja. Ky vlerësim u është dhënë për shkrimet në kohën e Diktaturës, kur ishit me partinë dhe, të partisë. Jo për ato të pas nëntëdhjetës. Më vonë ju filluat të mohoni vetveten tuaj, të hiqeshit para syve dhe mendjes së popullit, sikur nuk jeni më, ata që ishit. Në vend që të fshini ndonjë njollë nga e kaluara, në veprimtarinë tuaj letrare, po nxini fytyrën , me mohimin e vetvetes. Po bëheni të neveritshëm, gjithnjë e më shumë. Të paktën mos e nakatosni burrin tuaj të vdekur me mendimet tuaja infantile.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa shpejte e haruat te kaluaren lluksoze !

      He zote i madhe sa i sakte je me kete koment....( Lexuesi i juaj ) Te lumte....te lumte .... Ajo familie qe ne ish Diktaturen ishin me te pervilegjuarit ...( normal me ankthet e veta si secili banore ne shqiperi ne ato vite te egra ) Normal askush nuk eshte dhe mund te jeshe njeqindperqind prefekt ! Por Historine e ish te dashurit te vajzes te tyre ! qe ne ato vite e Torturuan dhe e Internuan ! si nuk ju doli koha te dyve te shkruanin nje Histori Romain e se vertetes se si ju ndodhi ! per te kaluaren... Hipokrizi e gjalle ! panvaresisht qe mesiguri dhe ky Roman pa tjeter qe do jete i sukseshem , se shkruani Historite e verteta qe keni perjetuar..

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sa shpejte e haruat te kaluaren lluksoze !

        He zote i madhe sa i sakte je me kete koment....( Lexuesi i juaj ) Te lumte....te lumte .... Ajo familie qe ne ish Diktaturen ishin me te pervilegjuarit ...( normal me ankthet e veta si secili banore ne shqiperi ne ato vite te egra ) Normal askush nuk eshte dhe mund te jeshe njeqindperqind prefekt ! Por Historine e ish te dashurit te vajzes te tyre ! qe ne ato vite e Torturuan dhe e Internuan ! si nuk ju doli koha te dyve te shkruanin nje Histori Romain e se vertetes se si ju ndodhi ! per te kaluaren... Hipokrizi e gjalle ! panvaresisht qe mesiguri dhe ky Roman pa tjeter qe do jete i sukseshem , se shkruani Historite e verteta qe keni perjetuar..

        Përgjigjjuni
      2. T
        T

        Po pse ta zhdukje tekstin tend sa here qe shtremberonte cepin e buzes Kadareja? Ti ke talentin tend dhe shkruan per veten tende. Dakord ne Shqiperi, por po nuk ishe dot ne gjendje te jetoje si grua e lire as ne maje te Frances, djepin e kultures, lirise dhe liberalizmit, atehere nuk ta ka fajin njeri vec vetes. Te tjerat jane justifikime.

        Përgjigjjuni
        1. O
          OK

          Dmth nenkuptimi i ketij romani eshte: Jam nje grua e lire tani qe vdiq burri

          Përgjigjjuni
          1. L
            Laura

            Me intereson ta lexoj lilbrin tuaj zonja Kadare, tashme 100 perqind te sinqerte dhe pa filtra. Ne Shqiperi ju limitonte natyrisht censura e regjimit komunist, ndersa ne France, korrigjimet dhe ndikimet e burrit tuaj si shkrimar i njohur. Tani presim te lexojme 100 Helena Kadarene pa ndikime te jashtme.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje