LIBRI I DITËS: "Hagabula"- ROMAN që ndjek udhëtimin e Hernan Kortesit dhe ekspeditës së tij drejt malit të Aztekëve

15 Nëntor 2025, 15:50Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Hagabula"-  ROMAN që ndjek udhëtimin e

Hagabula" është një roman në stilin e realizmit magjik, që ndjek udhëtimin e Hernan Kortesit dhe ekspeditës së tij drejt malit të Aztekëve. I vendosur mes aventurës, filozofikes dhe fantastikes, romani pyet për kufijtë e botës dhe të historisë, për shkëputjen e njeriut nga forcat parësore të jetës, për përjetësinë e dëshirave dhe për rolin e gruas në një botë të dënuar, të krijuar nga burrat. Personazhet përshkojnë një realitet përrallor e ëndërrimtar, që do të çojë drejt zbulimeve të paparashi-kueshme dhe një përfundimi me përmasa kozmogonike.

Todor P. Todorov, i njohur për gjuhën e tij filozofike dhe neoromantike, në këtë rrëfim epik e shndërron historinë në një magji marramendëse njëherësh të begatë dhe të errët e të ashpër dhe na zhyt në një atmosferë që na kujton filmat e Werner Herzogut. Një libër i mençur, eklektik e paradoksal, i bukur, që e dëgjojmë dhe e shohim ndërsa e lexojmë.

-Nadezhda Radulova, përkthyese, kritike letrare

"Hagabula" e Todor P. Todorovit del përtej kufijve të letërsisë bullgare. Fjalë për fjalë: në të nuk ka histori bullgare, as probleme bullgare, dhe nuk gjendet, më në fund, ajo ngushtësi tipike "kazanore" bullgare. E megjithatë, romani është një libër thellësisht bullgar- jo vetëm sepse është shkruar në bullgarisht, por sepse na vë, lexuesve, përpara detyrash të rëndësishme: të ngremë kokën për të parë horizontin dhe qiellin; të ulim sytë për të depërtuar në thellësi e fshehtësi; të çlirojmë shpirtin për të takuar të papërballueshmen dhe magjiken.

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Shtëpia botuese: Toena

Lini një Përgjigje